Connect with Us

Situata tek Infektivi/ Najada Çomo: Punën e kemi filluar në 8 mars dhe do e përfundojmë…

Aktualitet

Situata tek Infektivi/ Najada Çomo: Punën e kemi filluar në 8 mars dhe do e përfundojmë…

Publikuar

-

Situata tek Infektivi/ Nsajada Çomo: Punën e kemi filluar në 8 mars dhe do e përfundojmë...

Shefja e Shërbimti Infektiv Najada Çomo, ka rrëfyer paraditen e sotme “luftën” e përditshme të ekipit të spitalit që ajo drejton, për t’iu shërbyer pacientëve të prekur me Covid-19.

E pranishme gjatë prezantimit të programit të PS për Shëndetësinë, Çomo tha se brenda Infektivit ka shumë lot për jetët e humbura, por ato lot nuk kanë dalë dhe nuk do të dalin kurrë jashtë atij spitali.

“Dua ti siguroj ata njerëz që na ndjekin se ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, por dhe pjesë e madhe e familjes së tyre. Dashuria që ofrojnë atë njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, një shërbesë si një familjar i tyre. Ne jetojmë me ta, vuajmë me ta.

Në aspektin profesional te ne do gjeni shumë lot që nga jashtë nuk i kanë parë dhe nuk do ti shohin asnjëherë. Lotët janë për jetët e humbura. Si është gëzimi për jetët e fituara, janë dhe lotët për jetët e humbura.

Koha më vonë do e tregojë se sa shumë vite pune kemi investuar ne brenda atyre mureve të spitaleve. E them këtë sepse aty nuk punohet me orare. Aty ka filluar puna më 8 mars dhe do të përfundojë kur të largohet rasti i fundit.

LEXO EDHE:  “Më shpëto, kam fëmijë për të rritur”, mjeku bën postimin prekës për pacientët me Covid

Pyes veten, mirë unë e kam profesion, por ata djem, dhe vajza të reja që kanë ardhur aty. Ne ishim një staf aq sa ishim, kurse tani janë shtuar shumë.

Natyrisht ka dhe njerëz që bëjnë komente negative, ka dhe staf mjekësor që nuk është në nivelin e duhur për ti shërbyer njerëzve. Koha e tregojë që ata dolën mbi ujë dhe drejtësia do të veprojë.

Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve kemi përgjegjësi, emocione dhe frikë, sidomos në kohët e  para të pandemisë. Frika është larguar sepse ne kishim veshjet e mbrojtjes tonë personale. Askush në spitalet covid nuk ka punuar pa këto veshje që nga dita e parë dhe deri sot”, tha Çomo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  “Boll me masa të çuditshme dhe të pakuptimta!”/ Dasho kritika për muzikën e diskove

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 43 raste të reja

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  “Shqipëria vendi me më shumë vdekje e infeksione në botë”/ Berisha: Situata është keqmenaxhuar

LEXO EDHE:  Pas 2020-ës, na pret një epokë e harmonisë globale apo një epokë e re e errët?

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE