Connect with Us

Situata nga Covid/ Epidemiologu: Kalimi i infeksionit siguron mbrojtje njësoj si vaksina

Shëndeti

Situata nga Covid/ Epidemiologu: Kalimi i infeksionit siguron mbrojtje njësoj si vaksina

Publikuar

-

“Rënia e infektimeve”/ Alimehmeti optimist: S’kemi transmetim komunitar, vjeshta pritet e qetë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën nga Covid në vendin tonë.

Në studion e ABC, Alimehmeti tha se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të lehta. Duke iu referuar disa studimeve, epidemiologu theksoi se kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

“Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë. Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera”, u shpreh mjeku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu bën bilancin/ Ja sa ka arritur numri i vaksinimeve kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

Manastirliu bën bilancin/ Ja sa ka arritur numri i vaksinimeve kundër Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se ditën e sotme në vendin tonë janë kryer mbi 11 mijë vaksinime kundër COVID.

Manastirliu shprehet se bashkë me shifrën e sotme shkon në 1,190,847 numri total i vaksinimeve kundër COVID në Shqipëri.

Ajo thekson se nga qendra në periferi, ekipet mjekësore janë çdo ditë në shërbim të atyre që duan të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur nga virusi.

“Mbi 11.000 vaksinime u kryen ditën e sotme, duke e çuar në 1,190,847 totalin e vaksinimeve deri tani.

Nga qendra në periferi, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë në shërbim për të gjithë ata që duan të vaksinohen dhe të mbrohen nga COVID 19”, shkruan ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

OBSH:COVID-19 duhet të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH).

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, sipas OBSH-së.

„Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen“, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se „deri më tani, katër variante shqetësuese janë lajmëruar- dhe do të ketë edhe më shumë nëse virusi vazhdon të shpërndahet“.

LEXO EDHE:  Infektohet me Coronavirus/ Këngëtari shqiptar publikon foton nga spitali: Nuk e kam besuar kurrë këtë

LEXO EDHE:  Intervista/ Ivan Krastev: Nga se po nxitet populizmi, dhe ku dallon nacionalizmi i krizës së emigrantëve nga ai i Covid-19

Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.

„Masat e njëjta që i kemi aplikuar më parë do ta ndalin virusin“, distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangja e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë për një kohë të gjatë.

„Këto po e ndalin variantin Delta, sidomos kur ia shton vaksinën. Por kemi nevojë të punojmë më shumë tha ai.

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë.

Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4593  testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37  qytetarë në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Pas Stambollit dhe Romës, sot riatdhesimi i shqiptarëve nga Milano

LEXO EDHE:  Lajm i trishtë!/ Po kurohej për Covid, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Statistika (30 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4593

Testime totale 896,662
Raste pozitive 133,036
Raste të shëruara 130,205
Raste Aktive 374
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137
Elbasan 55
Kukës 33
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 20
Shkodër 22
Korçë 15
Berat 14
Durrës 14
Gjirokastër 4

LEXO TE PLOTE