LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e Covid në Kosovë/Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

4 Mars 2021, 11:43, Kosova & Bota CNA
Situata e Covid në Kosovë/Zemaj paralajmëron ashpërsim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se nesër do të bëhet vlerësimi i masave anticovid dhe në rast shtimi të rasteve, masat do të ashpërsohen.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Zemaj deklaroi se në bazë të situatës mund të ketë ashpërsim të masave dhe kufizim të lëvizjes.

?Do të vlerësohen edhe më tej masat dhe aktivitetet për të parandaluar infeksionin. Nëse kemi rrezikshmëri dhe rritje të numrit të rasteve, masat do të jenë më rigoroze, do të ketë edhe kufizim të lëvizjes dhe aktiviteteve tjera. Duhet të vazhdojë ndalesa për të gjitha takimet që konsiderohen shpërndarëse të infeksionit. Aktivitetet duhet të jenë të organizuara sipas manualit për pandeminë. Institucionet publike dhe ato private duhet të funksionojnë duke iu përmbajtur strikt manualit?-theksoi Zamaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga