LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria me nivelin më të lartë të huamarrjes informale në 10 vende të Europës Juglindore

4 Mars 2021, 09:03, Ekonomi CNA
Shqipëria me nivelin më të lartë të huamarrjes

Huaja informale jashtë institucioneve huadhënese është një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri në raport me vendet e tjera të Europës Juglindore, thuhet në rezultatet e anketës së përvitshme që Banka e Qendrore e Austrisë bën në vendet e këtij Rajoni për të mbledhur informacion në lidhje me mbajtjen e cash në euro, kursimet, borxhin, dhe gjithashtu merr opinionet e të anketuarve për ekonominë, pritshmëritë e etj. Rezultatet e anketës që u mbajt në vjeshtë të vitit 2019 tregojnë se huamarrja informale është më e larta në Shqipëri.

Mbi 25% të individëve të anketuar pohuan se kanë një hua për të shlyer në tregun informal. Pas Shqipërisë nivelet më të larta të huasë në tregun informal i kishin Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me mbi 14% secila. Në vendet e tjera huamarrja në tregjet informale shkon nga 12% në Kroaci në 3.5% në Bosnjë.

Edhe anketat vendase nga Banka e Shqipërisë raportojnë një nivel të lartë kreditimi nga tregjet informale. Kjo tendencë është rritur edhe më shumë nga kriza pandemike. Nga njëra anë bankat shtrënguan kushtet e kreditimit dhe nga ana tjetër nevojat për likuiditet u rriten bizneset dhe individët.

Përqindja e bizneseve huamarrëse që janë financuar nga tregu i zi në 6- mujorin e dytë të vitit 2019 dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2020 ka rritje të konsiderueshme. Nga 437 biznese humarrëse që ka pyetur Banka e Shqipërisë del se për të tre kategoritë, të vogla, të mesme dhe të mëdha, financimet nga tregu i zi janë rritur.

Varësinë më të madhe nga fajdet në tregun e zi shihet ta kenë bizneset e vogla. Përqindja e bizneseve të vogla, që u financua nga persona të tjerë fizikë, shënoi rritje të shpejtë edhe si pasojë e krizës së Covid-19 dhe pamundësive për të siguruar financime të shpejta nga bankat. Nga rezultatet e anketës së Bankës Qendrore shihet se 9% e bizneseve të vogla borxhlie e kishin siguruar financimin nga persona fizikë. Paralelisht me rritjen e financimeve në tregun e zi, ka rënë përqindja e bizneseve që kishin një kredi për të shlyer në banka. 81% e bizneseve të vogla huamarrëse e kishin borxhin kundrejt bankës. Ky tregues shënoi rënie me 7 pikë përqindje në raport me të njëjtin vit më parë.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2020 nga individët me borxhe, 48% e kishin marrë nga persona të tjerë fizikë, 33% e kishin siguruar nga bankat, ndërsa një kategori tjetër, rreth 16%, ishin huamarrës kundrejt dyqaneve, pasi kanë konsumuar artikuj me borxh, të cilat shlyhen në një periudhë të mëvonshme.

Individët që kanë plotësuar nevojat me financim nga tregu i zi më 2020 arritën përqindjen më të lartë që nga viti 2011, kur ky tregues ishte 54%. Të dhënat tregojnë se financimi nga tregu i zi ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit, duke arritur kulmin në 6-mujorin e parë 2020, ku numri i familjeve që morën hua në tregun e zi u rrit me 6 pikë përqindje, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Lajmet e fundit nga