Connect with Us

Raporti: Ftohen qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës

Bota

Raporti: Ftohen qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës

Publikuar

-

Raporti: Ftohen qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës

Qëndrimet e amerikanëve ndaj Kinës janë acaruar ndjeshëm tre vitet e fundit, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Sipas raportit të Qendrës Studimore Pew, 70% e të anketuarve thanë se Uashingtoni duhet të përballet me Pekinin lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut, edhe nëse kjo dëmton lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

Rreth 9 në çdo 10 të anketuar, në një sondazh me më shumë se 2,500 amerikanë të kryer në shkurt, thanë se ata e shohin Kinën, ekonominë e dytë më të madhe të botës, më shumë si konkurrente ose armike sesa si partnere.

“Në marrëdhëniet dypalëshe me Kinën, amerikanët duan më shumë përqendrim tek të drejtat e njeriut, madje edhe në kurriz të lidhjeve ekonomike,” thuhet në raport.

Administrata e Presidentit Joe Biden, e cila mori detyrën në janar, e ka veçuar Kinën si “sprovën më të madhe gjeopolitike” të këtij shekulli dhe e ka mbështetur besimin e administratës së mëparshme Trump se Pekini ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve pakicë.

Ajo ka kritikuar gjithashtu goditjen e Kinës ndaj lëvizjes së demokracisë në Hong Kong dhe ka sinjalizuar se do ta vazhdojë presionin e administratës së mëparshme ndaj Pekinit, megjithëse në koordinim me aleatët.

Nga sondazhi i Qendrës Pew del se një shumicë e vogël e amerikanëve, 53%, kanë besim se Presidenti Biden do të ndjekë një politikë të efektshme ndaj Kinës. Por kjo shifër ishte më e ulët sesa ajo për çështje të tjera globale, të tilla si terrorizmi, ndryshimi i klimës, përdorimi i forcës ushtarake dhe administrimi i tregtisë.

Në përgjithësi, pikëpamjet negative në Shtetet e Bashkuara ndaj Kinës janë rritur ndjeshëm që nga viti 2018. Në këtë aspekt, 67% e të anketuarve kanë pikëpamje “shumë të ftohta” ose “të ftohta” ndaj Kinës krahasuar me 46% tre vjet më parë. Vetëm 11% e amerikanëve të anketuar kishin ndjenja të ngrohta ndaj Kinës.

Perceptimet se sulmet kibernetike të sponsorizuara nga Kina dhe gjendja e të drejtave të njeriut janë probleme “shumë serioze” janë rritur 7% që nga viti 2020, duke arritur përkatësisht në 65% dhe 50%, thuhet në raport.

Një shumicë amerikanësh gjithashtu i shohin si probleme shumë serioze humbjet e vendeve të punës në SHBA për shkak të Kinës si dhe rritjen e fuqisë ushtarake të Pekinit. Në këto dy aspekte, rritja ka qenë 6% që nga viti i kaluar, duke arritur përkatësisht nivelet 53% dhe 52%.

Lidhjet SHBA-Kinë ranë në pikën më të ulët prej disa dekadash gjatë vitit të fundit të ish-Presidentit Donald Trump në detyrë, kur Uashingtoni vuri në shënjestër Pekinin për çështje të tilla si tregtia, shpërthimi i koronavirusit, spiunazhi, të drejtat e njeriut dhe pretendimet territoriale kineze në Detin strategjik të Kinës Jugore.

Republikanët dhe demokratët në Kongresin amerikan kanë gjetur kauzë të përbashkët në përballjen me Pekinin. Ligjvënësit kanë propozuar një seri projektligjesh që lidhen me Kinën./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE