LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama jep lajmin: Najada Çomo kandidate për deputete e PS

4 Mars 2021, 10:01, Politikë CNA
Rama jep lajmin: Najada Çomo kandidate për deputete e PS

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mjekja Najada Ccomo ka pranuar ftesën e tij për tu bërë kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Rama tha se shqiptarët kanë nevojë për të dëgjuar zërin e atyre që janë në vijën e parë të luftës ndaj Covid.

?Është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam shumë mirënjohëse për një fakt tjetër, që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq, që është kjo përballje, ndeshje, garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, apo në anën tjetër të kësaj vije, është me siguri një arsye për të reflektuar me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes, duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zjarrit, e njohur nga të gjithë, të vijë me ne, jo për t?u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t?u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, edhe pse jo aq sa mendojnë njerëzit, por për të qenë aty. Nxora një sekret të vogël, pasi me kënaqësi morëm dhe aprovimin tënd. Të jap fjalën se ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ti?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga