LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Pse nuk u bë publik takimi Rama-Kurti?/ Bojken Abazi tregon arsyen

4 Mars 2021, 09:29, Politikë CNA
Pse nuk u bë publik takimi Rama-Kurti?/ Bojken Abazi tregon arsyen

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi ka komentuar vizitën e Albin Kurtit në Shqipëri, si dhe dha detaje pse nuk u bë publik takimi i Kurtit me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë një interviste për ?A2? Abazi u shpreh se takimi erdhi me ftesë të Ramës dhe i takonte po këtij të fundit ta bënte publik takimin.

Sipas Abazit, presidenti Meta dhe kreu demokrat, Lulzim Basha, e bënë publik takimin, por nuk di arsyet pse kryeministri Rama zgjodhi të mos e bëjë publik.

Duke komentuar vizitën e Kurtit në Shqipëri, Abazi theksoi se fitorja e tij në Kosovë ka sjellë edhe një valë entuziazmi në Shqipëri. Por, sipas tij, shqiptarët duhet të lëvizin vetë se shpëtimi nuk vjen vetëm nga Vetëvendosja.

?Këtë e shoh në disa fshatra të thella të Përmetit dhe Gjirokastrës. Shumë qytetarë në Shqipëri po e përqafojnë si projekt duke ndjerë frymën e nacionalizmit progresist, i ndërthurur me modelin ekonomik. Shqiptarët e Shqipërisë duhet të lëvizin se nuk do të na vijë shpëtimi nga anëtarët e Vetëvendosje, por është momenti që shqiptarët e lodhur në këto 30 vite, të përfshihen dhe të kalojnë nga dëshira te vullneti?, tha Abazi.

Ardhja e Kurtit në Shqipëri dhe mbështetja për kandidatët e Vetëvendosjes nuk është e re për politikanët në të dyja anët e kufirit, por e reja, sipas tij, është që kjo po bëhet publike. Sipas tij, çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas.

?Politikanë të caktuar kanë mbështetur kandidatë të caktuar në të dyja anët e kufirit. E reja është që ne po e bëjmë publikisht këtë gjë dhe nuk kemi gjë për të fshehur. Çështjet e Shqipërisë janë edhe çështje të Kosovës dhe anasjelltas nga ana tjetër, Kurti është nënshtetas i Shqipërisë?, tha ai.

Sa i takon deklaratës së Albin Kurtit dje në Tiranë, se do të bashkëpunojë me të gjithë politikanët shqiptarë, Abazi theksoi se për liderin e Vetëvendosjes ka admirim dhe frikë.

?Për Kurtin ka admirim dhe frikë, admirim se VV për 16 vjet është shtypur në mënyrë të dhunshme nga regjimi në Kosovë dhe deri te vrasja e aktivistëve. Nuk ka bërë kompromise, njerëzit nuk janë pasuruar në Vetëvendosje, dhe kush e ka ndjekur e admiron, por kjo detyron dikë të shohë veten në pasqyrë dhe aty imazhi nuk del siç e kishte menduar e kjo mbase i tremb. Ekziston frika se mos rritemi më shumë se ç?duhet?, shtoi Abazi.

Bojken Abazi tha se është në pritje të KQZ-së për zyrtarizimin e kandidaturës së tij në qarkun e Tiranës./CNA.al

Lajmet e fundit nga