Connect with Us

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Politikë

“Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Publikuar

-

Drejtuesja  e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka përdorur si argument për të thënë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mashtron demokratët, ka nxjerrë një video të kryedemokratit në vitin 2017, ku deklaronte se nuk do të bënte asnjë pazar me LSI.

Topalli krahas videos ka shkruar “pa koment’ duke lënë të kuptohet se video flet më shumë sesa fjalë.

Në video kryetari i PD-së Lulzim Basha  i garanton demokratët se nuk do të bëjë pazar me partinë e Metës dhe të Kryemadhit, të cilën e ka aleate në opozitë, si dhe kërkonte nga qytetarët që të mos e votonin LSI sepse do të ngeleshin në republikën e vjetër.

“Për të mos lënë demokratët në dyshim, që unë si kryetar i partisë mund të bëj ndonjë pazar me LSI. Se nëse ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse mos të joshet nga shitblerja e votës se hë se do jenë bashkë serish në pushtet.

LEXO EDHE:  Intervista ekskluzive/ Ilir Kulla: Rama-Meta te denuar te bashkeqeverisin/ Berisha kryetari de fakto i PD

Dhe unë i them çdo demokrati se nuk do qeverisim me LSI, mos bëni gabimin fatal se përndryshe do mbeteni si bafqar në auret e republikës së vjetër”, shprehet Basha në video./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD/ Demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në Opozitë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Metës leksion PD-së/ Ja çfarë i duhet vendit

Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.

Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.

Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Rama uron Vitin e e Ri” me pamje nga Vlora/ Qytetarët: “Gëzuar, ti dhe hajdutët që të rrethojnë”

LEXO EDHE:  "Keni vjedhur, po shkriheni si parti dhe do të arrestoheni"/ Qytetarët ia thonë copë Vasilit

Ndërkohë Lulzim Basha nuk është dëgjuar pas takimit me diplomaten amerikane.

Heshtja e Bashës ka sjellë reagimin e demokratëve, të cilët të indinjuar e kanë sulmuar dhe ironizuar në rrjetin e tij social me anë të komenteve në një postim të mëhershëm.

Ata e akuzojnë se po vazhdon marrëveshjen e 17 Majit me Ramën.

Ik, more gjumash, je i djegur, je i mësuar vetëm me humbje… Vazhdon pakti okult Rama-Basha i 17 Majit…

Kur do na deklarohesh për barin, mos je i tillë edhe ti, se PD me veprimet që bërë e le në Opozitë….

Luli duhet lëvizur, duke aksion politik mbarëpopullor. Hidhuni se ka vajtur aty ku s’mban…Ti copë mishi me dy sy…Ti vëlla je për murlan, kur nuk gjen dot veta s’je për këtë punë…

Edhe dilni prap nga Parlamenti kësaj radhe…..”, shkruajnë demokratët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet mes socialistëve për korrupsion/ Petro Koçi “dush të ftohtë” Artan Lames

Publikuar

-

Nga

Deputeti Petro Koçi nuk ndalet nga denoncimet për Fierin. Edhe pas dëshmisë në SPAK, ai sërish është ndalur të Kadastra e Fierit, ndonëse me një ton më të zbutur.

“Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë, sipas ligjit në çdo institucion.

Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier.

Pra, politika nuk ka pse i rri larg institucioneve.

Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerezit, kapadaillëku dhe niveli i ulët i shërbimit.

Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në radhë të parë për ndërhyrje dhe masa administrative.

Por, ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK”, ka shkruar Koçi në rrjete sociale.

Këtë reagim deputeti socialist e ka bërë pas deklaratave të Drejtoritë të  Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, një ditë më parë nga Patosi.

Pasi Lame kërkoi që politika mos përfshihej me punët e Kadastrës, duke  thënë që me drejtimin e “anijes le të merret kapiteni”.

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i dosjes së Dakos/ Kush është “kamikazja” tek Krimet e Rënda

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i dosjes së Dakos/ Kush është “kamikazja” tek Krimet e Rënda

“Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg këtij procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin (Kadastra) le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe po ngatërruam rolet anija ose nuk do ecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, regjistrime të dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara në vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Bujrum kush të dojë le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Artan Lame një ditë më parë, i pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e deputetit Petro Koçit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 13 nëntor 2020

Dashi

Një premtim i caktuar romantik që do të bëni këshilloheni që ta mbani sot. Në rast të kundërt rrezikoni të humbisni kredibilitetin. Sa i përket aspektit financiar, gjasat janë që të keni zhvillime pozitive nëse tregoni zgjuarsinë e nevojshme.

Demi

Ka raste kur edhe ju, të cilët jeni të duruar dhe të disiplinuar prireni të zemëroheni me diçka. Sot mund ta humbisni plotësisht në lidhje me një person të caktuar. Fantazia është e mirë brenda arsyes, por shumë do t’ju sjellë zhgënjim.

Binjakët

Më mirë vonë se sa keq është kryefjala e ditës. Ka kaq shumë gjëra të reja që janë duke ndodhur sot. Takimet e reja premtojnë shumë dhe duket se parashikojnë diçka të mirë për të ardhmen.

Gaforrja

Diçka e madhe mund të ndodhë pranë jush ose zonës ku banoni. Ndoshta do t’ju duhet të qëndroni pak më shumë në shtëpi. Përdoreni këtë moment për të bërë diçka krijuese në aspektin sentimental.

Luani

Ju keni talente të fshehura që mund t’ju zbulohen sot. Ndoshta bashkëpunimi me dikë të ri ju bën të bëni gjëra që nuk i kishit menduar kurrë. Nuk keni nevojë të ndërmerrni veprime tani. Kënaquni me potencialin tuaj të pashfrytëzuar.

Virgjëresha

Ju jeni një individ i sjellshëm, i kujdesshëm. Sot shqetësimi juaj për të tjerët mund të jetë aq i fortë sa të ndërmerrni hapa për të bërë diçka konkrete për ata. Ju mund të dëgjoni për një kauzë të denjë që do të përfundojë për shkak të mungesës së gatishmërisë tuaj.

Peshorja

Sot mund të zhvilloni një kuptim më të thellë të asaj që është me të vërtetë e rëndësishme për ju. Ju mund të habiteni nga ajo që zbuloni. Ndoshta ju është dashur pak kohë për ta mësuar këtë, por tani nuk ka më kthim mbrapa.

LEXO EDHE:  Pyetja e Bashës që bëri të qeshin me lotë deputetët e PD-së

LEXO EDHE:  Rama uron Vitin e e Ri” me pamje nga Vlora/ Qytetarët: “Gëzuar, ti dhe hajdutët që të rrethojnë”

Akrepi

Ju mund të jeni të ftuar në një festë ku pritet të hapet një botë e tërë ngjarjesh të reja dhe emocionuese. Ju mund të ribashkoheni me një mik të mirë nga e kaluara juaj i cili mund të hapë të gjitha llojet e dyerve profesionale për ju. Jini të hapur për këdo që takoni.

Shigjetari

Ndonjëherë është më mirë të jesh me fat sesa i zgjuar. Këtë do ta mësoni sot pasi fati i mirë ju vë në vendin e duhur në kohën e duhur. Mund të takoni dikë që bën një ndryshim të madh në karrierën tuaj.

Bricjapi

Jini të hapur për çdo ftesë që ju vjen ose për çdo person të ri që takoni. Ndryshimi është në ajër për ju dhe ju duhet vetëm të jeni pranues në mënyrë që të ndodhë. Eksploroni të gjitha interesat tuaja dhe besoni në intuitën tuaj.

Ujori

Sot mund të zgjoheni dhe të kuptoni se ka vend serioz për përmirësim. Ndërkohë, ka shumë që mund të bësh duke pastruar rrëmujat dhe duke riorganizuar raftet e librave në një mënyrë më tërheqëse. Në dashuri sot mund të keni shumë fat.

Peshqit

Qielli është kufiri sot, ndërsa zbuloni se dikush diku ka disa ndjenja shumë pozitive për ju. Duket se do të kapeni në befasi nga ekstravaganca e zjarrit të tyre. Ata mund t’ju premtojnë tokën dhe hënën, por derisa t’i merrni ato, mos u ngutni për asgjë.

LEXO TE PLOTE