LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshonte datën e skadencës të ushqimeve/Arrestohet 62-vjeçari

4 Mars 2021, 12:51, Kronika CNA
Ndryshonte datën e skadencës të ushqimeve/Arrestohet

Një 62-vjeçar ka rrënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datat e skadencës produkteve ushqimore, të cilat më pas i tregëtonte si produkte bio.

Mihal Kote tregëtonte mallra ushqimore, të tipit bulmet dhe vaj ulliri përmes subjektit ?Saranda.al?, produkte që pas kontrollit të policisë rezultuan të skaduar dhe jashtë standardeve të konsumit.

Kote mblidhte vaj luledielli të skaduar, pa etiketë, të cilin e  riambalazhonte me etiketë të re nën emrin ?Saranda Al?, poashtu djathin e lopës e shiste si djathë dhie. Në ambjentet e sibjektit të tij, u gjetën dhe produkte të tjera të papajisura me faturë tatimore me TVSH.

Mbi Mihal Koten rëndojnë akuzat për ?mashtrim?, ?mospagim taksash dhe tatimesh? dhe ?fshehje të ardhurash?./CNA.al

Lajmet e fundit nga