Connect with Us

Ndizet gara në Premier League, fitojnë Evertoni dhe Tottenhami

Premier Liga

Ndizet gara në Premier League, fitojnë Evertoni dhe Tottenhami

Publikuar

-

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 26-të të Premier Ligës.

Totenhemi i Zhoze Murinjos dhe Evertoni i Ançelotit, triumfuan minimalisht në transfertë, respektivisht kundër Fulhemit dhe Uest Bromuiçit.

Skuadra londineze iu fal autogolit të shkaktuar nga Adarbaiojo në minutën e 19-të, ndërkohë që për Evertonin golin e fitores e shënoi Riçarlison.

Për sa i përket klasifikimit, tani “Spurs”-at janë 4 pikë larg zonës Champions, që mbahet nga Evertoni.

Duket se këto 2 skuadra do të luftojnë deri në fund të kampionatit për një biletë në Champions.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Revolucion te Liverpooli, ja çfarë pritet në merkaton e verës

Publikuar

-

Nga

Liverpooli nuk duhet ta marr me siklet që nuk ka mundur ta mbrojë titullin e fituar në Ligën Premier sezonin e shkuar, megjithatë ndryshimi duhet në “Anfield Road”, pasi gjërat mund të shkojnë më keq sesa që janë. Lëndimet kanë qenë kryefjala në sezonin e Liverpoolit, ku më së keqi e pësoi dyshja  Virgil van Dijk dhe Joe Gomez që u përjashtuan për gjithë sezonit pas lëndimeve të ACL. Kjo kishte detyruar Jurgen Kloppin që të përdorë një mbrojtës të improvizuar për pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa në dy ndeshjet kundër Real Madridut, dyshja e mbrojtjes së Liverpoolit ishte Ozan Kabak dhe Nat Phillips.

Dyshimet mbi Klopp dhe largimi i tij i mundshëm 

Disa herë këtë sezon Jurgen Klopp pas humbjeve shihej emocional, duke bërë që shumë të besojnë se trajneri gjerman ishte afër largimit nga Anfield. Liverpooli disa herë e  ka përsëritur besimin që kanë tek ish-trajneri i Borussia Dortmund, por do të ishte logjike të supozojmë se ata kanë punuar dhe janë përgatitur për çdo eventualitetin nëse ndahen me Kloppin. Duke pasur parasysh suksesin e tij të jashtëzakonshëm deri më tani në Anfield, gjermani meriton t’i jepet kohë dyshimit dhe Liverpooli nuk ka mundësi të bëjë gabimin katastrofal që bëri Daniel Levy të Tottenhami, kur e largoi Maurizio Pochettinon, ndërsa në vend të tij erdhi Jose Mourinho. Zëvendësimi i Klopp mund të jetë aq i dëmshëm për klubin nga Merseyside dhe kryesia nga tani duhet ë mendoj për fondet që duhet t’i ndahen trajnerit gjerman që të marr disa lojtarë që skuadra e tij të rifreskohet, edhe pse ky mund të jetë një proces i dhimbshëm.

Treshja e sulmit duhet të ndahen

Kjo mund të tingëllojë ironike, por pikërisht ajo që e bëri Liverpoolin një forcë të Evropës nën drejtimin e Klopp në fakt po e kërcënon të rrëzojë skuadrën për tokë. Forma e Roberto Firmino ka qenë e dobët dhe nuk ka shënuar gola, ndërsa pyetjet mbi partneritetin midis Sadio Mane dhe Mohamed Salah vazhdojnë të mbesin aktuale. Treshja nuk është aq dinamike sa dikur dhe me Diogo Jota tashmë të ardhur, mund të jetë koha të lejohen dy nga këta të tre të largohen. Mane është 29 vjeç, Salah është 28 dhe Firmino është 29. Liverpooli do të ishte në gjendje të fitonte shifra të madhe për secilin prej tyre, nëse i shesin këtë verë. Pjesa më e madhe e rindërtimit të skuadrës fillimisht u financua nga shitja e Philippe Coutinho te Barcelona, dhe lejimi i Salah ose Mane të largoheshin, le të themi te Real Madridi, nëse Kylian Mbappe qëndron në Paris do t’i jepte Klopp para të konsiderueshme për të shpenzuar. Jota do të bënte vetëm më mirë, por Liverpool ka nevojë për një lojtar të ndritshëm, energjik i cili mund të jetë efektiv, një Mane i ri. Ousmane Dembele mund të jetë një përshtatje e përsosur nëse refuzon të nënshkruajë zgjatje e kontratës me Barcelonën, ndërsa edhe Jadon Sancho mund të jetë në kërkim të një klubi të ri nëse Borussia Dortmund nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, edhe pse në këtë pikë Liverpool ka gjasa.

Si të përdorni Thiagon

Thiago Alcantara është lojtari më i talentuar i Liverpool, dhe ndoshta më i talentuari në Ligën Premier, por Klopp nuk e ka kuptuar ende se si të përdorë më mirë spanjollin në ekipin e tij. Duke qenë prej kohësh një admirues i të diplomuarit në La Masia që nga koha e tij kur ishin kundërshtarë në Bundesliga, Klopp më në fund mori njeriun që e donte verën e kaluar. Lëndimet në mbrojtje kanë prishur mesfushën e The Reds, kësaj i kanë ndihmuar edhe sëmundjet dhe lëndimet e Thiagos. Thiago është një lojtar që mund të bëjë një skuadër të shënojë, ai e bëri këtë me Bayern Munich për vite me radhë. Tifozët janë zhgënjyer nga mungesa e tij këtë sezon, por nëse Liverpool do të kthehet përsëri në edicionin tjetër, ata kanë nevojë për të në zemër të mesfushës së tyre edhe nëse kjo do të thotë zhvendosjen e Jordan Henderson në një pozicion në të djathtë të mesfushës. Kjo kishte ndodhur me Steven Gerrard për të akomoduar Xabi Alonso kur kishte arritur.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Plasin polemikat në Angli, arbitri anulon gabimisht golin sepse ngatërroi… lojtarin

Publikuar

-

Nga

Në Angli kanë plasur polemikat, pas episodit të ndodhur në ndeshjen Uest Brom-Sauthampton ku gjyqtari i takimit anuloi një gol të rregullt në dëm të skuadrës vendase.

Ishte minuta e 5-të e takimit teksa lojtari vendas, Dianje, kaloi në avantazh skuadrën e Sauthemptonit, por arbitri i ndeshjes pasi u konsultua me sistemin VAR, e anuloi golin me arsyetimin se autori i golit, Dianje, ishte në pozicion jashtë loje në momentin e golit.

Nga pamjet duket qartë se vendimi i gjyqtarit ka qenë i gabuar pasi nuk është Dianje në pozicion jashtë loje, por shoku i tij i skuadrës Kajl Bartlei.

Pas ndeshjes, zyrtarët e VAR-it, u justifikuan me arsyen se kishte qenë Bartlei, i cili kishte zënë rrezen e kamerave dhe më pas gjyqtari gaboi në vendimin e tij. Në Angli janë të shpeshta episodet që diskutohen për sigurinë e VAR-it pasi gabimet e arbitrave janë të shumë shpeshta.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

LEXO TE PLOTE