LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nata e thikave do vijë prapë”/ Patozi: Ja rëndësia e partive të reja në zgjedhjet e 25 prillit

4 Mars 2021, 20:45, Politikë CNA
“Nata e thikave do vijë prapë”/ Patozi: Ja

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi tregoi qëllimin dhe synimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Patozit, qëllimi është që Bindja të jetë faktor në ndërtimin  qeverisë së re, duke shtuar se ambienti politik në Shqipëri ka nevojë për ndryshim, duke nisur që nga kufizimi i pushtetit të kryeministrit.

Në një intervistë për ?Absolut 4? Patozi theksoi se përfshirja e partive të reja në zgjedhjet e 25 prillit do të mund të kufizojë një marrëveshje të një ?17 maji? të dytë si dhe të hapin një dritare të re për qytetarët shqiptarë.

?Ne nuk kemi armiqësi me asnjë, ne duam që të kemi përfaqësim në Parlament dhe mazhoranca e re të ketë nevojë për ne. Ne duam që kryeministrin e Shqipërisë ta fusim në kafaz. Ne po mundohemi të hapim një dritare tjetër

Javën që vjen ne do të kemi një mini-platformë për të treguar se si e duam Shqipërinë që nuk e shohim as te PD as te PS Shqipëria duhet të jetë një vend ku pushteti i kryeministrit duhet të kufizohet dhe partitë politike duhet të zbatojnë disa rregulla. Partitë politike e kanë shpërdoruar votën e shqiptarëve.

Nëse nuk do të ishim ne do të kishte një 2017 të dytë ku kishte një marrëveshje të shpifur që u konkludua në zgjedhje të papranuara. PS është në pushtet dhe e ka Skënderbeu gjallë dhe e ka më të lehtë, ndërsa PD është hallexhiu në këtë rast. Nata e thikave do të vijë prapë dhe kjo është një shëmti e politikës. Ne e dimë që rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet?, tha Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga