LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Najada Çomo kandidate për deputete/ Brataj: Nëse politika gjen profesionistë, t’i shfrytëzojë

4 Mars 2021, 14:00, Aktualitet CNA
Najada Çomo kandidate për deputete/ Brataj: Nëse politika gjen

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për largimin e Najada Çomos për t?u angazhuar me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh se përfshirjen në politikë të Çomos ai e shikon si diçka pozitive dhe sipas tij politika duhet tu japë mundësi profesionistëve.

?Profesoreshë Najada, vërtet është nga shtyllat e sistemit shëndetësor dhe s?ka për ta abandonuar sido që të shkojë situata. Besoj se edhe në ekipin e saj ka kolegë të zotë dhe nuk besoj se ka lënë gjë mangët për të vazhduar më tej?-u shpreh ai .

Sipas tij, politikan i mirë është ai që gjen profesionistë të zotë dhe i shfrytëzon ata.

?Unë kam qenë në lidhje me Shqipërinë gjatë gjithë kohës dhe thosha e them gjithmonë që politikan i zoti është ai që gjen profesionist të zot dhe e shfrytëzon. Edhe tani nëse politika gjen profesionistë, t?i shfrytëzojë. Pse mjekët duhet të rrinë mënjanë?, tha Brataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga