Connect with Us

Mesazhet e Metës për zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Roli i presidentit qesharak

Politikë

Mesazhet e Metës për zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Roli i presidentit qesharak

Publikuar

-

Mesazhet e Metës për zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi: Roli i presidentit qesharak

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone shumë të ashpra gjatë ditëve të fundit, ku ka ngritur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe ka bërë thirrje të forta për zgjehdjet e 25 prillit.

Deklaratat e Metës i ka komentuar mbrëmjen e sotme koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili pretendon se roli i presidentit në këtë konflikt është qesharak.

Patozi deklaroi në A2 se nuk e kupton sjelljen e Metës, duke qenë se sipas tij ai është personi më i painteresuar për zgjedhjet.

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Bamir Topi: Greqia, roli i Ilir Metës dhe degradimi i PD-së

Presidenti ka një rol qesharak në këtë konflikt. Tani ne nuk na mjafton konflikti mes palëve por hyn edhe presidenti. Ai është njeriu më i painteresuar për zgjedhjet. Ai që duhet të ishte i shqetësuar ishte më i qetë, ndërsa presidenti është i shqetësuar”, theksoi koordinatori i BD-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“A do ti qëndrojë Basha vendimit për 18 Dhjetorin”/ Këlliçi: Ai është i luhatur, po përçan demokratët

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në një intervistë për CNA.al, ka folur për zhvillimet e fundit në PD në lidhje me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, për të cilin janë hedhur dy data.

Anëtarësia e PD-së me anë të firmave kërkojnë që Kuvendi Kombëtar të organizohet me 11 Dhjetor, nga ana tjetër kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nxjerrë një tjetër datë atë të 18  Dhjetorit.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë, ndërkohë që janë hedhur dy data për mbajtjen e Kuvendit, Këlliçi ka thënë se Basha ka qëndrime të luhatura dhe nuk dihet se si do të reagojë.

E vërtetë është se ka kureshtje mediatike për të parë a do t’i qëndrojë këtë herë vendimeve të tij Lulzim Basha apo do të kundërshtojë veten si shpesh ka ndodhur në këto 8 vite të lidershipit të tij. Unë nuk mund të parashikoj qëndrimet e Z. Basha, sepse ato shpesh janë të luhatura”, është shprehur Këlliçi, duke rikujtuar deklaratat e Bashës, kur thoshte se nuk do të hynte në zgjedhje me Ramën dhe pastaj bëri të kundërtën”, ka thënë Këlliçi.

LEXO EDHE:  INTERVISTA/ Bamir Topi: Greqia, roli i Ilir Metës dhe degradimi i PD-së

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat nesër



Sipas Këlliçit, organizimet burokratike, me artifica statutore, me keqinterpretime të Statutit të PDSH, siç është “antikuvendi” i datës 18, janë tentativa për ti përçarë dhe më shumë demokratët dhe kjo nuk e nderon kryetarin aktual.

“Ka vetëm një kuvend, ai që thirret konform normave statutore, dhe ai që thirret i pari. Kapriçot e tipit “jo 11 por 18, jo 11, po sa” nuk i kanë hije autoritetit dhe staturës që duhet të ketë një kryetar partie. Kjo është lojë kungulleshkash, të cilën nuk kemi as kohën as moshën ta luajmë. Ne garuam në zgjedhjet e 25 prillit me një kalë beteje: Të bënim Lulzim Bashën kryeministër.

Rezultati i kësaj strategjie është i njohur dhe ne sërish mbetëm në opozitë. Prandaj e shoh legjitime thirrjen e delegatëve për një kuvend të jashtëzakonshëm, sepse i tillë është momenti”, është shprehur më tej Këlliçi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijojnë përplasjet PD-LSI/ Vasili: I dashur Oerd, kryetari të ka mashtruar

Publikuar

-

Nga

Mjeku thirrje publike qeverisë/ Vasili: Mjekët të zbatojnë betimin e Hipokratit, mos dëgjojnë Hipokratin

Deputeti i LSI, Petrit Vasili i ka adresuar një status homologut të PD, Oerd Bylykbashi, ku i kërkon të hapë sytë, pasi kreu i partisë së tij, Basha e ka gënjyer.

Vasili shprehet se heqja e koalicioneve në 17 Maj, u bë në mënyrë që të dilte në koalicion me PDIU dhe partitë e tjera, për të krijuar kështu një pol politik që do t’i jepte mundësi Bashës të bëhej kryeministër pas zgjedhjeve.

“Edhe Oerdin e paska genjyer! I dashur Oerd Kryetari te ka mashtruar. 



Ate nate te 17 majit Luli i hoqi Koalicionet me Ramen jo sepse LSI  mund te shkonte me PS,  pasi LSI e kishte garantuar hapur, qe kurre nuk do hynte me PS ne Koalicion megjithe kerkesat e panumerta te Rames, por do dilte ne nje koalicion me PDIU dhe Parti te tjera me vete, per te krijuar nje Pol politik me vete, qe mund ti jepte mundesine Kryetarit tuaj te behej KM pas zgjedhjeve

Por Luli ne sherbim te Rames e beri heqjen e Koalicioneve, vetem e vetem per te pamundesuar kete gje, por edhe per ti vene para faktit Aleatet e tij, qe ata te hynin ne rresht e te mos kishin alternativa te tjera.Pikerisht ata aleate, qe i kishin qendruar besnike. Beseprerje e zakonshme!!

Po si mund te shpetoje ti i dashur Oerd pa u genjyer prej tij, e kunderta do te ishte nje mrekulli!!”, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po të rilindja do të doja të isha Berisha”/ Paloka: Heshtni përpara guximtarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar një situatë të ndodhur dje gjatë Foltores në Kurbin të ish kryeministrit Berisha, ku një qytetar i quajtur Ndue Lugja, shprehu se po të rilindte sërish, do të donte të ishte Berisha.

Paloka ka kritikuar talljet e adresuara kundrejt Lugjas, duke shprehur se ai ishte një nga studentët trima të viteve ‘90.

“Eshte e papranueshme dhe e rende ajo qe demokratet po i bejne njeri tjetrit , po i bejne vetes se tyre keto kohe. Nuk e kam per ata qe PD e shohin vetem ne formen e karriges , nga cilido krah qofshin, por per demokratet e thjeshte qe po shahen e sulmohen me njeri tjetrin sikur te jene armiq!

Shkak per keto rradhe ne fakt , u bene disa komente e ndonje shenim portalesh qe po i fryne sa te mundin sherrit ne PD. Dje ne Foltoren e Kurbinit , paska folur dhe Ndue Lugja i cili nder te tjera paska thene se po te rilindte dhe nje here do donte te ishte Sali Berisha! 



Pas kesaj erdhen “tallje” dhe ironi drejtuar Ndues! I pashe me kujdes se kush ishin ata qe “talleshin” . Shumica ishin rilindas, disa ishin profile fallco por kishte dhe demokrate qe kuptohej se nuk e njihnin Nduen!

Ndue Lugja prej vitesh punon ne Vatikan , po ne dhjetor ‘90 e ne vazhdim, ishte nga studentet me trima e guximtare qe ne njohem! Ndue Lugja vullnetarisht shoqeronte Sali Berishen ato dite kur secili nga ne e jo me Sali Berisha , ishte me “koke ne torbe”. 

Ishte koha kur luftohej me shpirt e rrezikohej koka  per liri e demokraci e nuk luftohej me brava dyersh per celsa e karrige zyrash boshe…! Prandaj perpara se te beni ironi e sulmoni njeri tjetrin, te pakten pyesni me pare se ke po sulmoni e pastaj mendohuni, per hir te kujt e cfare e sulmoni!

E kam shkruajtur dhe nje here tjeter; ata qe kontaktin e pare me PD e kane patur ne momentin kur te ndenjurat e tyre rane ne kontakt me karriget e pushtetit, bejne mire te pakten te heshtin perpara atyre qe kane rrezikuar e sakrifikuar gjithshka per PD! Mjaft i quajtet “te vjeter” se jane 100 here me te rinj se ju qe ideal keni vetem karrigen!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE