Connect with Us

“Me mua s’ka premtime, por plan”/ Basha me banorët në Kombinat: Do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve

Politikë

“Me mua s’ka premtime, por plan”/ Basha me banorët në Kombinat: Do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me banorë dhe biznese në Njësinë 6 në Kombinat.

Qytetarë të shumtë i treguan Bahës problematikat e shumta nga kriza e thellë social-ekonomike, deri tek procesi i rindërtimit nga tërmeti. Basha i dha garanci qytetarëve se pas 25 prillit, si kryeministër i vendit do ta përmbyllë rindërtimin.

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve. Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, tha Basha.

Ai theksoi se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.

LEXO EDHE:  Foto-Basha dhe Berisha ulen këmbëkryq mes protestuesve

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh. Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Basha uron Krishtlindjet

LEXO EDHE:  “Lajthitja” e Bashës/ Çfarë fshihet pas paralajmërimeve për luftë civile dhe shpërthim me mina?

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha mbledh humbësit në Tiranë

LEXO EDHE:  “Lajthitja” e Bashës/ Çfarë fshihet pas paralajmërimeve për luftë civile dhe shpërthim me mina?

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi zbulon “skemën”/ Si po i vjedh PS të dhënat personale të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Dashamir Shehi zbulon “skemën”/ Si po i vjedh PS të dhënat personale të qytetarëve

Një skandal të paprecedentë e ka cilësuar Dashamir Shehi, vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë përmes platformës elektronike qeveritare e-Albania.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, kandidati i opozitës për deputet, Dashamir Shehi, theksoi se jemi përballë një paligjshmërie, që vë në rrezik demokracinë, teksa zbuloi skemën e vjedhjes së të dhënave.

Sipas Shehit, zyrtarët e lartë të drejtësisë dhe kompanitë ia dorëzojnë të dhënat personale të qytetarëve Partisë Socialiste, të cilët pretendon se i kërcënojnë qytetarët dhe tentojnë t’i marrin votën me presion.

Ai theksoi se zyrtarët duhet të zbatojnë ligjin dhe kërkoi të nisen hetimet për vjedhjen e të dhënave nga institucionet shtetërore.

Sot e dje, kemi informacion për vjedhjen e të dhënave përmes e-Albania dhe zyrave të shtetit që duhet të mbrojë informacionet tona. Kompanitë ja dorëzojnë Partisë Socialiste të dhënat tona, ky është një akt i shëmtuar. Të dhënat personale merren nga zyrat  e shtetit, mund të bëhen dhe krime me këto të dhëna, kush mban përgjegjësi. Edi Rama s’ka më shpresë, ai dhe shpura e tij duan të kontrollojnë çdo votë. Janë të përfshirë në këtë skandal drejtorë, të shtetit, vullnetarë, që dalin me listë në dorë për të çertifikuar këto të dhëna.

Duan të identifikojë të dhënat e rivalëve, në mënyrë që të tentojnë t’i blejnë, t’i dhunojë. Kjo kalon përtej zgjedhjeve, është  bërë “Big Brother”, shkelje ligji e rëndë, duhet të merren hetues e prokurorë. Shumë prej këtyre prokurorëve klaisifikohen si socialistë nga këto të dhëna. Në radhë të parë është shkelje ligji, imoralitet, rrezik për demokracinë. Nëse kjo punë intesifikohet, s’ka më jetë private. Ka njerëz me halle që nuk përballen dot me presionin politik. Përpara disa halleve koha ka treguar ka treguar se shqiptarët e shesin votën.

Ky skandal tregon fundin e Edi Ramës, qytetarët të reagojnë, Rama po dhunon privacinë tonë. Do ftoja një kategori që bëjnë shkrime për demokracinë, intelektualët të reagojnë. Të marrin të dhënat në mënyrë të fshehtë, si të quajnë, çfarë mendon, përdoren teknologji moderne për të vjedhur  të dhënat. Zotërinjtë e drejtësisë figurojnë se janë mbështetës të PS-së, unë besoj se ata do respektojnë ligjin. Ata figurojnë si tifozë të Edi Ramës. Qytetarë, bëhuni vigjilentë për lirinë tuaj!”, theksoi Shehi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE