LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kishte parkuar keq Ferrarin", partnerja zbulon si u njoh me Ibrën

4 Mars 2021, 10:18, Sport CNA
"Kishte parkuar keq Ferrarin", partnerja zbulon si u njoh me

Partnerja e Zllatan Ibrahimoviç, Helena Seger ka rrëfyer së fundmi mënyrën se si është njohur me futbollistin suedez. Ajo shprehet se ka ndodhur në një garazhd në Malmo, ku Ibrakishte parkuar keq Ferrarinne tij dhe kishte bllokuar Mercedesin e saj.

?Ai kishte parkuar keq Ferrarin në një parking të Malmos. E kishte lënë në mënyrë që nuk lejonte Mercedesin tim të dilte. Në një mënyrë shumë nervoze i thashë ta largonte menjëherë, por u duk se i pëlqeva. Nuk është e lehtë të jetosh me atë, por e pranoj që nuk është e lehtë as të jetosh me mua. Mendoj se Zllatan i pëlqej sepse jam e zgjuar, kam një të shkuar të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierëm me shumë sakrifica.

Martesa? Martesa mund të cënojë ndjenjën time të pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si thjesht bashkëshortja e një futbollisti apo si një pjesëmarrëse në një konkurs bukurie. Njerëzit nuk e dinë sa kam studiuar, punuar dhe luftuar?, u shpreh Seger.

Lajmet e fundit nga