LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hidrocentrali i ri/ Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e Skavicës nga “Bechtel”

4 Mars 2021, 20:59, Aktualitet CNA
Hidrocentrali i ri/ Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e

Qeveria i ka dhënë dritën jeshile nisjes së punës për ndërtimin e hidrocentralit të Skacivës.

Në mbledhjen e fundit të ekzekutivit, është miratuar projektligji i cili autorizon kompaninë Bechtel të projektojë dhe të ndërtojë hidrocentralin e parë të kaskadës së Drinit.

4 deri në 6 javë pas miratimit të këtij akti nga parlamenti, kompania duhet të dorëzojë pranë qeverisë propozimin fillestar, pas matjeve dhe inspektimeve teknike që do të kryejë në terren, si dhe të japë një vlerë të përafërt financiare, ndërsa angazhohet të ndihmojë Shqipërinë në sigurimin e kredisë për financimin e veprës.

Nëse palët do të bien dakord në fazën e parë, atëherë do të nisë negocimi i kontratës për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit, duke përfshirë ofertën financiare të plotë, afatin e përfundimit dhe detajet e sakta teknike.

Aktualisht janë duke u vlerësuar nga ana e korporatës elektroenergjitike dy variante për Skavicën: projekti i pare me lartësi 388 metra, prodhim vjetor 479 gigavatorë dhe kosto ndërtimi 308 mln Euro dhe Skavica B, 443 metra, me prodhim 915 gigavat orë, por që kërkon një investim 510 milion Euro.

 

Lajmet e fundit nga