Vetingu
Hetoi rastin e Kosta Trebickës/ Pasuria e mjegullt e prokurorit

Prokurori Përparim Vukaj, i cili ka hetuar rastin e Kosta Trebickës do të japë llogari para Vettingut, pasi hetimet ndaj tij kanë nisur që fund-vitin e kaluar.
Në vitin 2010, ndërsa shpalli përfundimet e hetimit, prokurori i Përparim Vukaj, i cili në të kohë punonte në Korçë, deklaroi pushimin e çështjes .
Sipas tij, krahas administrimit të provave dhe raporteve të ekspertëve ishin pyetur në kuadër të hetimeve edhe mjaft dëshmimtarë. Në bazë të dëshmive, që kishin marrë kontakt me viktimën para aksidentit, prokurori kishte dalë në përfundim se Trebicka kishte dalë për gjueti dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.
Ndër këto dëshmi prokurori Vukaj, evidentoi në atë kohë edhe atë të bashkëshortes së biznesmenit Trebicka, e cila kishte komunikuar, sipas prokurorit, me telefon disa orë përpara aksidentit me bashkëshortin. Ndonëse për opinionin public, kjo çështje ishte mbuluar me mister, prokurori Vukaj i dha epilog.
Po në kohën kur ka punuar në Korçë, madje drejtonte prokurorinë atje, Vukaj ishte i vetmi që nuk u përfshi nmë “listën e zezë” të Ministrisë së Drejtësisë.
Në raportin e inspektimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në vitin 2012, ndërsa ishin kërkuar masa për të gjithë prokurorët e Korçës, drejtuesi i tyre kishte shpëtuar.
Sa i përket pasurisë, të ardhurat e Përparim Vukajt burojnë nga paga e tij nga puna e prokurorit dhe e bashkëshortes nga puna si mësuese.
Në disa vite deklarata e tij e pasurisë është e paqartë. Në vitin 2009, bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një apartamenti në shumën 1 700 000 lekë, por prona nuk deklarohet.
Në vitin 2015 ai deklaron se ka blerë një garazh, 17,36 m2 me vlerë 1 664 824 lekë dhe se ka marrë hua për blerjen e kësaj prone shumën 1 600 000 lekë.
Në vitin 2017 ai deklaron një apartament 68 m2, në emër të bashkëshortes me vlerë 1 890 000 lekë. Ndër vite deklaron edhe financa dhuratë nga i vëllai emigrant në Holandë në shumën 7 000 euro dhe një orë dhuruar nga motra me vlerë 300 euro.
Në vitin 2007 deklaron llogari kursimi për djalin dhe vajzën me nga 5 000 euro, ndërsa pas dhjetë vitesh, në vitin 2017 vajza deklaron depozitë bankare me vlerë 11 703 47 euro. Burimi i krijimit i kësaj depozite nuk deklarohet.
Më pas në vitin 2018, në emër të vajzës deklarohet një llogari bankare në Gjermani në shumën 9 000 euro, dërguar nga xhaxhai. Nuk sqarohet nëse xhaxhai ia ka dhuruar apo janë dhënë borxh.
Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Përparim Vukaj, që aktualisht punon në Lezhë.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 0, 7 milion lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Shkodër, 60 000 lekë.
Të ardhura nga vëllai, emigrant në Holandë, 2 000 euro.
Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 796 112 lekë.
Dhuruar nga motra orë dore Tissot me vlerë 300 euro.
Dhuruar nga vëllai, emigrant në Holandë, 5 000 euro.
Viti 2006
Automjet Benz me vlerë 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 482 332 lekë.
Viti 2007
Shitur autovetura Benz, 650 000 lekë.
Llogari kursimi për vajzën, 5 000 euro.
Llogari kursimi për djalin, 5 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 546 036 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 96 000 lekë.
Viti 2008
Autoveturë Toyota, 3 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 769 861 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 288 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 446 258 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 291 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 543 659 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 1 400 000 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 634 576 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 1 000 000 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Korçë, 1 583 245 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 210 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 700 000 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 1 376 937 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 500 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Tiranë, 1 254 250 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 41 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Pa shlyer 400 000 lekë.
Viti 2015
Garazh, 17,36 m2 me vlerë 1 664 824 lekë. Blerë me hua në shumën 1 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 409 496 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 540 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua për blerjen e një ap, 1 700 000 lekë. Shlyer.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 306 244 lekë.
Gjendje llogarie, 32 212 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 512 970 lekë.
Gjendje llogarie e bashkëshortes, 34 166 lekë.
Viti 2017
Hua në shumën 1 600 000 lekë. Shlyer 250 000 lekë. Pa shlyer 1 350 000 lekë.
Gjendje nga kursimet, 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 306 257 lekë.
Ap 68 m2, në emër të bashkëshortes me vlerë 1 890 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 545 609 lekë.
Depozitë bankare e vajzës
Tërhequr nga vajza shuma 1 700 euro.
Mbetur në llogarinë e vajzës, 10 000 euro.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 354 824 lekë.
Gjendje llogarie, 21 194 09 lekë.
Hua në shumën 1 600 000 lekë. Pa shlyer 1 350 000 lekë.
Bashkëshortja ka depozituar në emër të vajzës 1 300 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 554 854 lekë.
Depozitë bankare e vajzës, 7 184 97 euro.
Llogari bankare e vajzës në Gjermani në shumën 9 000 euro, dërguar nga xhaxhai dhe tërhequr 1 556. 82 euro. Mbetur 7 444 euro./CNA.al