Connect with Us

Ekskluzive/ CNA.al zbulon gjashtë emrat e socialistëve për Korçën

Politikë

Ekskluzive/ CNA.al zbulon gjashtë emrat e socialistëve për Korçën

Publikuar

-

Ekskluzive/ CNA.al zbulon gjashtë emrat e socialistëve për Korçën

Partia Socialiste është duke mbyllur emrat që do garrojnë për qarkun e Korçës. CNA.al ka zbuluar gjashtë nga 11 emrat e listës të PS. Disa prej tyre në listën fituese dhe disa garues që pretendojnë të ngjiten lart me vota personale.

Emergjencat/ Peleshi: Planifikimi është një nga dobësitë tona, bashkitë nuk marrin masa
Niko Peleshi

Sipas burimeve zyretare nga PS, tashmë shumë nga emrat e listës fituese por edhe atyre që do tentojnë të ngjiten lart duke marrë vota personale, janë duke u publikuar dhe njoftuar zyrtarisht edhe strukturave drejtuese lokale, raporton CNA.al.

Në qarkun e Korçës, drejtuesi politik është Niko Peleshi, i cili do të jetë i gjashti në listën e socialistëve.

Blerina Gjylameti

Të njëjtat burime i thanë CNA.al se një emër tjetër në krye të listës do të jetë Blerina Gjylameti, e cila zëvendëson Eduard Shalsin në Pogradec.

LEXO EDHE:  Debati për Rezolutën/ Kryemadhi “sulmon” Ramën
Ilir Pëndavinji
Ilir Pëndavinji

Deputeti Ilir Pëndavinji pritet të rikandidojë në zonë fituese, ai mbulon Bashkinë e Maliqit.

Emri tjetër në listë është ai i Dhora Dajkos, por mesa duket poshte 6 emrave të sigurt.

Bledi Çomo kreu Bledi Çomolokal i PS-së në Pogradec është një emër tjetër i sigurt të do garojë por edhe ai si Dajko, do jenë poshtë vendeve të sigurta duke tentuar të ngjiten lart me votat personale.

Të njëjtat burime theksuan se edhe Edlira Bode, deputetja aktuale e socialistëve do rikandidojë, por këtë herë poshtë zonës të sigurt, ku socialistët konsiderojnë numrin gjashtë nga 11 mandate që ka qarku i Korçës./ CNA.al

Edlira Bode
Edlira Bode

Ekskluzive/ Ikën Shalsi, zbulohen kandidatët e PS për Pogradecin

Plas në PS-në e Pogradecit: Nuk e duam Shalsin deputet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari bën denoncimin e fortë/ Kriminelë me makina të blinduara takuan politikanë me peshë, qyteti u fik!

Publikuar

-

Nga

Hajdari bën denoncimin e fortë/ Kriminelë me makina të blinduara takuan politikanë me peshë, qyteti u fik!

Deputetja Rudina Hajdari, kandidate e ‘Nismës Thurje’ në Elbasan, ka denoncuar vazhdimisht se si grupet kriminale mbështesin partitë politike në zgjedhje, konkretisht PS-PD, duke garantuar shitblerjen e votës, madje dhe përmes shantazheve.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, ajo tha se i qëndron 100% deklaratave dhe se organizatat kriminale kanë mbëshetje politike dhe janë të ndara mes forcave të vjetra.

Sipas saj, sa herë ka zgjedhje ato aktivizojnë të gjitha strukturat e tyre dhe i vënë në shërbim të shtabeve elektorale.

Madje, sipas Hajdarit, sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë shohim e kemi për të parë konflikte të forta të cilat do të jenë derivat i përplasjes së këtyre organizatave kriminale.

Ajo zbuloi gjithashtu, se disa ditë më parë në Librazhd, makina të blinduara u parkuan në mes të sheshit të qytetit, dhe disa  persona të lidhur me krimin e organizuar takuan disa personazhe politike me peshë në qytet dhe më pas u larguan.

Në Elbasan operojnë disa organizata kriminale të cilat janë ndër më të fuqishmet në vend. Biznesi i tyre kryesor është importimi dhe përpunimi i kokainës nga Amerika Latina e më pas eksportimi i saj drejt vendeve europiane.

Këto organizata kanë mbështetje politike dhe janë të ndara mes forcave të vjetra të politikës shqiptare. Nëse shikoni historikun rritja apo zbehja e aktivitetit të tyre varet nga forca politike që është në pushtet. Aktiviteti i tyre kriminal mbështetet nga qeveritë përkatëse dhe për këtë arsye sa herë ka zgjedhje ato aktivizojnë të gjitha strukturat e tyre dhe i vënë në shërbim të shtabeve elektorale. Për rrjedhojë sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë shohim e kemi për të parë konflikte të forta të cilat do të jenë derivat i ërplasjes së këtyre organizatave kriminale. Ndaj unë them shpesh se partitë e vjetra operojnë si banda, sepse në fakt ligjin e bëjnë bandat. Jo më larg se disa ditë më parë në Librazhd ndodhi një skenë e pakëndshme për banorët. Disa mjete të blinduara u parkuan në mes të sheshit të qytetit, persona të lidhur me krimin e organizuar takuan disa personazhe politike me peshë në qytet dhe më pas u larguan. Gjatë kësaj periudhe qyteti sikur u fik, askush nuk pipëtinte dhe në fakt askush nuk guxoi as të bënte një video.

Ky është një akt i pastër intimidimi ndaj qytetarit, një kërcënim për të orientuar votën e tyre aty ku ka interesin organizata kriminale.”

LEXO EDHE:  Anëtarët në KZAZ/ Paloka: Rama manipulon edhe kur garon i vetëm

LEXO EDHE:  Edi Rama ndjek vetëm një person në Instagram/Zbuloni kush është

Kundrejt këtyre kërcënimeve, Hajdari dha e një mesazh për qytetarët, duke bërë apel që të mos tremben nga presioni dhe intimidimi, port ë bëjnë zgjedhjen e duhur me 25 prill.

Ndryshimi nuk do të vijë me magji por me votë. Nëse je i lodhur nga të njëjtat fytyra që premtojnë të njëjtat gjëra për 30 vite dhe nuk prodhojnë asgjë në dobinë tënde, ka ardhur koha ti ndëshkosh me votë dhe të mbështesësh të rinj e të reja që kanë pasion dhe energji për të punuar për vendin. Në 25 Prill dil dhe voto për mua dhe skuadrën time.

Mos u tremb nga presioni dhe intimidimi, ata nuk mund të na bëjnë dot asgjë nëse ne jemi të bashkuar.

Jam e sigurtë se në 25 prill ju do të bëni zgjedhjen e duhur dhe së bashku do të nisim një rrugëtim të ri për Shqipërinë, për ta lënë pas korrupsionin, varfërinë, krimin dhe emigrimin.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“LSI drejt shkrirjes”/ Denata Toçe: Një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje

Publikuar

-

Nga

“Kryemadhi s’më frymëzon”/ Denata Toçe: LSI drejt shkrirjes, një kasë politikanësh po del jashtë loje

Dy ditë më parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,  zhvilloi një takim në kuadër të fushatës elektorale në Korçë, por CNA.al zbuloi se gjatë vizitës së saj një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Për këtë largim dhe shumë largime të tjera nga LSI, ka folur për CNA.al kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe.

Kandidatja për deputete tha se lidershipi i Kryemadhit nuk e frymëzon aspak, ndërsa theksoi se grumbullimet e saj dhe të themeluesit të LSI-së Ilir Meta, nuk kanë motive aspak dinjitoze.

Duke qenë se unë as nuk shitem dhe as nuk blihem, mendoj se lidershipi i znj. Kryemadhi nuk më frymëzon, dhe mendoj se as qytetarët e qarkut të Korçës nuk janë të frymëzuar. Janë thjesht afër një lideri për qëllime tërësisht të gabuara. E thënë kështu, në gjykimin tim, ngahera LSI, kur patjetër kam parasysh znj. Kryemadhi dhe z. Meta, ka grumbulluar njerëz me motive aspak dinjitoze dhe tërësisht lakmitare. Fatkeqësia nuk është largimi i pritshëm i këtyre njerëzve, sepse bazat e interesave të tyre i ka bërë ata të përkohshëm, por modeli i trazuar dhe i pisët që ata bënë dhe lanë në terrenin politik”, u shpreh ajo për CNA.al.

LEXO EDHE:  Grida Duma: Përse na duhet qeveria kur nuk jep zgjidhje për Kakavijën?

LEXO EDHE:  Grida Duma: Përse na duhet qeveria kur nuk jep zgjidhje për Kakavijën?

Toçe deklaroi se LSI-ja po shkon drejt shkrirjes dhe së bashku me të një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje.

Nuk është vetëm LSI-ja që po shkon drejt shkrirjes, por është një kasë e tërë politikanësh që po del jashtë loje. Jam shumë e kënaqur që shikoj miq të mi intelektualë dhe me integritet personal dhe profesional që vijnë në radhët e politikës pranë partive të reja, për të ofruar një frymë te re dhe për t’i zgjuar shpresën njerëzve, se politika nuk duhet të jetë më e hajdutit, kriminelit dhe mashtruesit. Politika duhet të vazhdojë me trashëgiminë që na lanë parlamentarët e parë dhe politikanët historikë shqiptarë, si Fan Noli, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Haxhiu, Ndre Mjeda, Qemal Vrioni, Pandeli Cale, etj.”, nënvizoi kandidatja e Bindjes Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tre mëkatarët e politikës janë njëlloj”/ Patozi: Plani ynë e vetmja zgjidhje

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, gjatë takimi me banorët në Kavajë është shprehur se tre partitë politike kryesore  nuk kanë asnjë përfaqësues nga ky qytet në listat e kandidatëve për deputet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se plani i tyre për një Shqipëri normale është e vetmja zgjidhje, pasi tre mëkatarët e mëdhenj të politikës janë njësoj.

“Kavaja ka ditur ta përqafojë gjithmonë e para ndryshimin . Tre partitë kryesore, që sundojnë prej dekadash Shqipërinë, janë “kujdesur” që në listat e tyre të mos ketë asnjë përfaqësues nga Kavaja. Do të mjaftonte ky fakt për të treguar vlerësimin dhe respektin e tyre për qytetin, që i parapriu rrëzimit të komunizmit.

Bindja Demokratike përfaqësohet në Kavajë me projektin e ri për ndryshim si dhe me një buqetë kandidatësh, që janë krenarë për vendlindjen e tyre.  Me bashkëqytetarët e mi biseduam sot për risitë e “Planit tonë për një Shqipëri normale” si e vetmja zgjidhje, në kushtet kur tre mëkatarët e mëdhenj të politikës ngjajnë njësoj.” shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE