Connect with Us

Dita Botërore e ndërgjegjësimi ndaj OBEZITETIT/ 10 Fakte për të kuptuar rreziqet dhe si ta parandaloni atë

Shëndeti

Dita Botërore e ndërgjegjësimi ndaj OBEZITETIT/ 10 Fakte për të kuptuar rreziqet dhe si ta parandaloni atë

Publikuar

-

Obeziteti është sëmundje e konsideruar si sëmundje e kohëve moderne prandaj edhe çdo vit misioni i Ditës Botërore të Obezitetit është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës në mbarë botën mbi këtë sëmundje, sidomos mbi shkaqet që çojnë në Obezitet dhe atë ç’ka duhet bërë për të parandaluar & trajtuar këtë sëmundje.

Vlerësohet që 2,1 Miliardë persona në rang global janë mbipeshë ku, 800 milion prej të cilëve vlerësohen si Obezë. Sipas OBSH-së, Obeziteti, konsiderohet një problem global i madh kronik shëndetësor tek të rriturit. Ç’ka është më shqetësese është fakti që Obeziteti është një problem mjekësor që rrit rrezikun për sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore, të tilla si: sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe disa lloje kanceri.Vlerësohet që

Obeziteti ndikon në 30% të rasteve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, gjirit, endometrit, veshkës dhe ezofagut.

Nisur nga kjo më poshtë po ju listojmë 10 fakte mbi Obezitetin që ju ndihmojë të kuptoni më mirë rreziqet e të qenit Obezë dhe mbi të gjitha si të humbni peshë në mënyrë të sigurt & të shëndetshme:

1- Të qenit Obezë nuk është njësoj me të qenit Mbipeshë. Termat Obezë dhe Mbipeshë përdoren për të përshkruar peshën e një person kur është shumë mbi normë por që nuk janë e njëjta gjë. Të qenit Mbipeshë ose Obezë vlerësohet duke përcaktuar indeksin e masës trupore (BMI), pra në rast se BMI është midis 25 dhe 29.9 personi konsiderohet mbipeshë dhe nëse BMI është 30 ose më e lartë konsiderohet Obezë.

2- Duhet të dini Indeksin e masës tuaj trupore (BMI). BMI-ja është raporti i peshës së një personi me gjatësinë dhe është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të diagnostikuar Obezitetin. Njohja e BMI-së gjithashtu ju ndihmon të vlerësoni rreziqet tuaja shëndetësore që lidhen me të qenit mbipeshë ose Obezë

3- Obeziteti është në rritje. Që nga fillimi i viteve 1980, numri i personave mbipeshë në botë është dyfishuar dhe sot vlerësohet se rreth 13% e popullsisë së rritur janë obezë, 39 % e të rriturve janë mbipeshë ndërsa 1 në 5 fëmijë & adoleshentë janë mbipeshë.

4- Obeziteti prek edhe fëmijët. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 5-19 vjeç që janë mbipeshë ose Obezë është rritur nga 4% në vitin 1975 në rreth 18% në vitin 2016. Fëmijët obezë konsiderohen si kategori në rrezik për të qenë Obezë në moshë të rritur dhe njëkohësisht në rrezik për t’u prekur nga probleme të shumta shëndetësore që lidhen me Obezitetin.

5- Obeziteti është një rrezik i madh për komplikacione shëndetësore. Obeziteti rrit rrezikun e një personi për t’u prekur nga sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2, presion i lartë i gjakut, goditje në tru, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, probleme me frymëmarrjen dhe lloje të caktuara të kancerit.

LEXO EDHE:  Transgjinorja më e famshme shqiptare flet për herë të parë për sëmundjen

6- Mbipesha/Obeziteti mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme. Obeziteti mnd të çojë në rrezik në rritje të dhimbjes kronike të shpinës, apneas së gjumit dhe artrozës, vështirësi në lëvizje apo ngjitjen e shkallëve, ushtrimin e mjaftueshëm dhe një gjumë jo të mirë gjatë natës. Efektet emocionale dhe mendore të mbipeshes janë gjithashtu të konsiderueshme dhe mund të çojnë në vetëvlerësim të ulët, depresion, ankth dhe izolim nga të tjerët.

7- Mbipesha/Obeziteti mund të dëmtojë edhe Fertilitetin. Të qenit Mbipeshë/Obezë mund të vështirësojë faktin që një grua të mbetet shtatzënë dhe për një burrë të prodhojë sasi të mjaftueshme të spermës së shëndetshme.

8- Mbipesha nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e vullnetit. Edhe pse është e vërtetë që ngrënia e tepërt mund të kontribuojë në mbipeshë, ka faktorë të shumtë rreziku të tilla si gjenetika dhe faktorët socialë & kulturorë që gjithashtu mund të luajnë një rol në shëndoshjen e një personi. Gjithashtu, disa medikamente apo probleme mjekësore specifike mund të bëjnë që një person të fitojë peshë të tepërt.

9- Trajtimi i mbipeshës është më shumë sesa thjesht humbja e peshës. Trajtimi i mbipeshës është shumëplanësh dhe përfshin bërjen e ndryshimeve në zakonet e ngrënies dhe nivelet e aktivitetit fizik. Në disa raste, trajtimi i mbipeshës gjithashtu mund të kërkojë mjekim ose ndërhyrje kirurgjikale ku si ndër më të suksesshmet qw po aplikohet sw fundmi nw strukturat spitalore bashkëkohore është Kirurgjia bariatrike që është një ndërhyrje kirurgjikale e cila synon rënien në peshë të pacientit në mënyrë të përhershme. Kjo kirurgji realizohet në rrugë laparoskopike 8të mbyllyr) dhe me shumë sukses edhe në Spitalin Hygeia nga Prof.Dr.Celep Bahadir, shef i Departamentit të Kirurgjisë së përgjithshme të këtij spitali.

10- Aktiviteti fizik është çelësi për parandalimin e mbipeshës. Ndërsa ka shumë arsye pse njerëzit bëhen obezë, mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët dhe parandaluesit më të fortë të rrezikut.

Spitali Hygeia: 04 23 90 000
Website: www.hygeia.al
Facebook:@hygeia.hospital.tirana
Instagram: #spitalihygeiatirane

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Alimehmeti tregon sa zgjat imuniteti ndaj virusit

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti bazuar në një studimi të publikuar në revistën prestigjoze  “Nature” ka sqaruar se imuniteti ndaj Covid-19 zgjat me vite dhe dekata.

“Përgjigja imunitare e trupit përfshinë jo vetëm IGM dhe IGG , përsfhinë përgjigjen qelizore dhe ato të kujtesës që qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Studime të shumta na e tregon dhe një studim i veçantë na e tregon ato të Sars-Cov1 të cilët janë testuar 17 vite më pas dhe vazhdojnë reagojnë ndaj këtij virusi,” thotë ai.

Ai shtoi, se në shkallë globale shumë pak persona vdesin nga riinfektimi me virusin.

 “Riinfektimet edhe ose ndodhin kanë tendencën të jenë të lehta. Në shkallë globale numri i vdekjeve nga riinfektimi është një numër pothuajse inekzistent.

Tendenca është që imuniteti të zgjasë shumë, jo që të evitojë hyrjen e virusit në trup, por forma e shfaqjes të jetë e butë,” thekson epidemiologu .

LEXO EDHE:  Përgjigja kaotike e Suedisë ndaj Covid-19/ Tregon rreziqet e idealizmit teknokratik

LEXO EDHE:  Përgjigja kaotike e Suedisë ndaj Covid-19/ Tregon rreziqet e idealizmit teknokratik

Më tej, në një intervistë për AbcNews ai theksoi se nëse ke 6 muaj që e ke kaluar Covid-19 nuk ke nevojë për vaksinë.

“Dimë që me sëmundje të tjera virale kush e ka kaluar nuk ka nevojë për një vaksinë. Me këto sëmundje specifike dimë që po thuhet se 6 muajt e parë nuk është e nevojshme dhe ndoshta mund të ketë nevojë për një dozë të vetme pas 6 muajsh,” thotë ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infektimi pas vaksinës/ Brataj sqaron arsyen

Publikuar

-

Nga

“Ulja e infektimeve ”/ Brataj paralajmëron tjetër lehtësim masash

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar se përse ka raste të infektimit me COVID dhe pas marrjes së dozës së parë. Në një postim në rrjetet sociale ai është shprehur se kjo gjë ka ndodhur pasi përgjigjia imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

“Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda”, thotë Brataj.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda.

Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore. Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë./CNA.al

LEXO TE PLOTE