Connect with Us

Covid-19/ Si ndikon Vitamina B6 në imunitet, dhe në stuhinë e citokinave?

Shëndeti

Covid-19/ Si ndikon Vitamina B6 në imunitet, dhe në stuhinë e citokinave?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Studiuesit zbulojnë përfitimet e mundshme të vitaminës B6 në zbutjen e efekteve të Covid-19, duke përfshirë zvogëlimin e stuhisë së citokinës.

Nuk është e pazakontë që pacientët Covid-19 të paraqesin atë që quhet “stuhi citokine”, ose një stuhi inflamatore në trup, e cila konsiston në një reagim të tepërt të sistemit imunitar.

Për të parandaluar këtë, vitamina B6, e gjetur në banane ose peshk, mund të jetë efektive, sipas studiuesve japonezë që po botojnë një studim mbi këtë çështje në revistën Frontiers in Nutrition.

Vitamina B6 ka një lidhje të ngushtë me sistemin imunitar. Nivelet e saj gjithmonë bien në njerëzit që vuajnë nga inflamacion kronik si mbipesha, diabeti dhe sëmundjet e zemrës “, thone studiuesit e këtij studimi, Thanutchaporn Kumrungsee (Universiteti i Hiroshima), në një deklaratë të transmetuar nga EurekAlert.

Ata kujtojne që tromboza (mpiksja e gjakut) dhe stuhia e citokinës (hiper inflamacioni) mund të lidhen ngushtë me ashpërsinë e COVID-19. Kjo sepse stuhitë e citokinave ndodhin kur sistemi imunitar është tepër i aktivizuar dhe fillon të sulmojë qelizat e shëndetshme.

Që nga fillimi i krizës Covid-19, ushqyerja është eksploruar për të parandaluar ose edhe zvogëluar simptomat e sëmundjes. Vitaminat D dhe C janë përshëndetur tashmë për vetitë e tyre anti-inflamatore, vitamina B6 do të shtohet në listën e përbërësve natyralë të aftë të kufizojnë efektet e dëmshme të koronavirusit, përveç veprimeve pengesë.

LEXO EDHE:  Takimi i mjekëve të diasporës për Covid-19/ Mjekja Dollenberg zbulon çfarë u diskutua

VITAMINA B6 do te parandaloje mpiksjen e gjakut.

Përveç që është një anti-inflamator i mirë, vitamina B6 do të kishte avantazhin e të qenit anti-trombotik, domethënë se bën të mundur hollimin e gjakut dhe parandalimin e formimit të mpiksjeve, të cilat mund të dëmtojnë organet (zemrën, mushkëritë , mëlçisë dhe veshkave), sepse ato janë më pak të ujitura, apo edhe përgjegjëse për vdekjet e lidhura me Covid-19.

Në përgjithësi, studiuesit theksojnë se vitamina B6 parandalon gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare, diabetin (duke qetësuar inflamacionin), stresin oksidativ, i cili konsiston në një çekuilibër midis radikaleve të lira dhe antioksidantëve, duke çuar në një dobësi të sistemit imunitar.

Nga ana tjetër, ne tashmë e dimë që një mungesë e vitaminës B6 mund t’ju bëjë më të prekshëm nga infeksionet virale. Ndërsa një studim klinik është i nevojshëm për të konfirmuar këto vëzhgime, studiuesit besojnë se ngrënia e një diete të pasur me vitaminë B6 mund të jetë e dobishme në kohën e një krize Covid-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Dritan Ulqinaku: Studimi i Akademisë së Shkencave mbi COVID-19 mund të jetë nul

Publikuar

-

Nga

Rreziku nga varianti Delta/ Nëndrejtori i ISHP sqaron situatën, sa e frenon vaksinimi

Sipas një studimi të bërë nga Akademia e Shkencave rreth COVID-19 në Shqipëri, rezulton se deri në muajin qershor, 73.3 për qind e shqiptarëve kanë qenë të imunizuar nga COVID-19.

Mirëpo kjo shifër duket e dyshimtë për nëndrejtorin e ISHP-së Dritan Ulqinaku, i cili thotë se ky studim mund të mos jetë gjithëpërfshirës.

“Si shpjegohen infektimet e larta kur supozohet se në qershor ka qenë imuniteti 73 për qind dhe sot presupozohet të ketë shkuar te 80 për qind, pasi ka pasur infektime dhe vaksinime?”, argumentoi z. Ulqinaku.

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia e Covid/ Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia e Covid/ Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane



Ai tha se nuk e vë në diskutim anën e saktë teknike të studimit, mirëpo për të, nga një kampion prej 1500 individësh nga ku kanë dalë të dhënat e studimit, gjasat për përfundime të gabuara janë të mëdha.

“Ekziston mundësia që ky studim të jetë edhe nul”, tha Ulqinaku, i cili shtoi se nëse 80 për qind e popullsisë në vend do të ishte e imunizuar, atëherë shifrat e infektimeve të reja ditore nuk do të ishin aq të larta./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Delta’ i ndryshoi rregullat e lojës/ Sulçebe: I pamjaftueshëm imunizimi me 73 % e popullatës

Publikuar

-

Nga

“Tirana arrin imunizimin e tufës në fund të qershorit”/ Imunologu Sulçebe: Për Shqipërinë është pak më ndryshe

Epidemiologu Genc Sulçebe tha në emisionin Now në Euronews Albania se imunizimi i popullsisë në 73 për qind, siç rezulton nga raporti i fundit i Akademisë së Shkencave është i pamjaftueshëm.

Sipas tij me daljen në qarkullim të variantit ‘Delta’ të COVID-19 rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe fasha e imunitetit duhet të rritet me të paktën 20 për qind, pra të shkojë deri në 90 për qind në mënyrë që të arrihet imuniteti kolektiv.

LEXO EDHE:  Grida Duma ngre dyshime/ “Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë manipuluar”

LEXO EDHE:  “Pacientët po ndërrojnë jetë në pritje të tamponit”/ Spahia ngre alarmin: Qeveria numëron viktimat



“Duhet të rrisim fashën e imunizimit tek grupmosha nën 20 vjeç që është fare e pavaksinuar, duke arritur imunitetin kolektiv. Duhen vaksinuar me urgjencë gjysmë milionë shqiptarë të paimunizuar”, tha z. Sulçebe./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet sërish numri i rasteve me Covid/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 5175  testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, dhe 7 viktima.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të infektimeve/ Brataj tregon skenarët e mundshëm

LEXO EDHE:  Denoncim/ Kur policia nuk pyet për leje nga e-Albania

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 872
Të shëruar në 24 orë 820
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5175

Testime totale 1,160,896
Raste pozitive 164,276
Raste të shëruara 148,937
Raste Aktive 12,745
Humbje jete 2,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5422
Shkodër 1277
Durrës 1229
Fier 1195
Vlorë 744
Lezhë 590
Elbasan 667
Berat 495
Korçë 327
Kukës 313
Gjirokastër 263
Dibër 223

LEXO TE PLOTE