LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bregu i sinqertë: Unë di t'i fitoj bukur penalltitë

4 Mars 2021, 08:51, Sport CNA
Bregu i sinqertë: Unë di t'i fitoj bukur penalltitë

Dejvi Bregu prej disa vitesh mahnit në fushat e Superiores me talentin e tij dhe me gola shumë të rrallë. Por përveç tundjes së rrjetave në mënyrë spektakolare, Bregu shpesh është përmendur edhe për një ?specialitet? tjetër të tijin, atë të fitimit të 11-metërshave.

Shpeshherë ai akuzohet se simulon apo vjedh 11-metërsha duke u rrëzuar me dashje për të fituar të tillë me kontakte minimale. I ngacmuar sot në studion e ?Rubrika Sportive?, vetë Bregu është treguar i sinqertë teksa shpjegonte këtë ?talent? të tijin.

?Unë i marr, por i marr bukur të them të drejtën?, ishte përgjigja e vlonjatit, duke bërë që të shpërthenin të qeshurat në sallë, aq sa edhe edhe prezantuesja Hygerta Sako të komentonte me një ?Rroftë sinqeriteti? përgjigjen e futbollistit

Lajmet e fundit nga