Connect with Us

Blinken: SHBA nuk do të përdorë ushtrinë për të përkrahur demokracinë

Bota

Blinken: SHBA nuk do të përdorë ushtrinë për të përkrahur demokracinë

Publikuar

-

Blinken: SHBA nuk do të përdorë ushtrinë për të përkrahur demokracinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se administrata Biden do të nxisë demokracinë jashtë vendit, por jo përmes ndërhyrjeve të kushtueshme ushtarake, të cilat ai tha se kanë dështuar në të kaluarën. Zoti Blinken i bëri komentet të mërkurën, në një fjalim ku parashtroi objektivat e politikës së jashtme të Presidentit Joe Biden.

Ndërkohë që ushtria amerikane kryen operacione në Irak prej 30 vjetësh dhe në Afganistan prej 20 vjetësh, kritikët e ndërhyrjeve ushtarake kanë bërë prej kohësh thirrje që Shtetet e Bashkuara t’i kthejnë trupat në atdhe dhe të heqin dorë nga përpjekjet për “ndryshime regjimesh” në të ardhmen.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se administrata Biden do të ndjekë rrugën për nxitjen e demokracisë jashtë vendit me anë të shembullit, jo të forcës.

Ne do të stimulojmë sjelljen demokratike, por nuk do ta nxisim demokracinë përmes ndërhyrjeve të kushtueshme ushtarake ose duke u përpjekur të përmbysim regjime autoritare me forcë. Ne i kemi provuar këto taktika në të kaluarën. Sado me qëllim të mirë, ato nuk kanë funksionuar“, tha Sekretari i Shtetit.

Zoti Blinken tha se ndërhyrjet ushtarake i kanë dhënë një emër të keq nxitjes së demokracisë dhe kanë humbur besimin e popullit amerikan. Ai premtoi se administrata e re do t’i bëjë gjërat ndryshe, duke përfshirë punën për riparimin e demokracisë në vend, si një domosdoshmëri e politikës së jashtme.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Zv.ambasadorja e SHBA “zbarkon” në selinë blu

Sekretari i Shtetit tha se Kina është kërcënimi më i madh, sepse është i vetmi vend që ka fuqinë për të sfiduar dhe destabilizuar sistemin e hapur ndërkombëtar. Ai tha se Uashingtoni duhet ta angazhojë Pekinin nga pozitat e fuqisë.

Kjo kërkon të punosh me aleatët dhe partnerët, duke mos i denigruar ata, sepse pesha jonë e përbashkët ia bën shumë më të vështirë Kinës që të mos e përfillë atë. Kjo kërkon angazhim në diplomaci dhe në organizata ndërkombëtare, sepse atje ku ne jemi tërhequr, Kina ka depërtuar,” tha ai.

Zoti Blinken pranoi se ai dhe shumë anëtarë të administratës së re, përfshirë zotin Biden, kanë shërbyer nën Presidentin Barak Obama, por hodhi poshtë çdo ide se ekipi aktual është një rikrijim i administratës Obama. Ai tha se koha është e ndryshme dhe Presidenti Biden do ta shohë botën me një sy të ri./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  “Është për të ardhur keq”/ Zgjedhjet në SHBA i kujtojnë ish-ambasadorit, Shqipërinë

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon planin ambicioz të SHBA/ Si do ta frenojë penetrimin rus dhe kinez

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE