LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti i thotë jo koalicionit me partitë shqiptare/”Kandidatët tanë të pavarur”

4 Mars 2021, 11:37, Politikë CNA
Albin Kurti i thotë jo koalicionit me partitë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në fjalën e tij nga Gjirokastra, ku zyrtarizoi kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit, hodhi poshtë mundësinë për koalicion me partitë e tjera në Shqipëri.

Ndër të tjera, Kurti, tha se kandidatët e LVV do të jenë të pavarur dhe se ka kërkuar angazhimin e tyre sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim. Ai po ashtu deklaroi se ka patur takim me Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulëzim Bashën.

?Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim? -tha Kurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga