LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Etilda Gjonaj në krye të listës së PS për Tiranën

3 Mars 2021, 10:11, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Etilda Gjonaj në krye të listës së

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot me dije se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do të jetë në krye të listës së PS për Tiranë.

Pjesë e listës për kryeqytetin do të jetë edhe prefekti Toni Gogu.

Në konferencën ?Drejtësia që duam?,  Gjonaj folir për Reformën në Drejtësi dhe tha se reforma ka qenë një sfidë e përditshme. Sipas saj opozita që sot ka bërë një marrëveshje është kundër kësaj reforme.

?PS mori një hap historik. Kemi pasur si kryefjalë në këto tetë vite reformën në drejtësi, që solli dritë në fund të tunelit. Përmes kësaj reforme kemi hedhur themelet e forta për të shpëtuar përgjithmonë gjyqësorin nga kthetrat e korrupsionit. Ka pasur përpjekje për ta ndaluar. Pavarësisht kësaj reforma është e pandalshme.
Rezultatet e saj janë dëshmi që e shohin të gjithë qytetarët. Reforma në drejtësi ka qenë një sfidë dhe luftë e përditshme. Gjithmonë kanë qenë dy krah si dy botë. Ne dhe pala tjetër që e ka goditur. Janë këta pala tjetër që janë bashkuar në një kontratë politike dhe interesash. I bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi. Sistemi i ri i drejtësisë bazohet në një kuadër ligjor. U fuqizua më shumë nga paketa anti-KÇK. Të gjitha këto vetëm për të mbajtur të fortë dhe për të shpëtuar drejtësinë nga gjyqtarë të korruptuar?, tha Gjonaj.

Lajmet e fundit nga