Connect with Us

VIDEO/ Gol i gjithi “Made in Albania”, Cikalleshi nuk ndalet në kampionat

Kombëtare

VIDEO/ Gol i gjithi “Made in Albania”, Cikalleshi nuk ndalet në kampionat

Publikuar

-

Sokol Cikalleshi nuk ka më frena. Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatyaspor, kavajasi gjen sërish rrugën e rrjetës.

Këtë herë Cikallshi pamundur të shënojë pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Basaksehir, që tashmë është shndërruar një nga skuadrat më të mira dhe pretendent për titullin.

Sulmuesi i Konyaspor mundi të shënojë në në minutën e 79, pas kosrimit të një tjetër shqiptari, Zymer Bytyqit. Ky është goli i katërt në kampionat për Cikalleshin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Tre lojtarë që bëjnë diferencën kthehen në çështje te kombëtarja shqiptare

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të grumbullohet në qershor për të zhvilluar dy ndeshje miqësore. Mirëpo, krahas shumë të rinjve që trajneri Reja pritet të ftojë për të eksperimentuar dhe testuar, me shumë interes do të jenë çështjet për t’u zgjidhur. Më kryesorja, është ajo e talentit të Empolit, Nedim Bajrami, për të cilin FSHF duhet të fitojë çështjen në KAS në mënyrë që 22-vjeçari të ketë mundësi të luajë me Shqipërinë, siç edhe është dëshira e tij.

Jo vetëm kaq, por për trajnerin duhet zgjidhur edhe çështja “Kamberi”. Për këtë të fundit, pakënaqësia ka qenë e madhe për mënyrën si është trajtuar ndaj Anglisë, ndaj trajnerit i duhet ta zgjidhë këtë rast. Së fundmi, edhe çështja “Kasami” mund të jetë me interes në të ardhmen, pasi mund të vishet kuqezi në rast se do të plotësohet dokumentacioni për të marrë lejen në FIFA.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Çfarë gjuhe flitet në Kosovë”, sulmuesi shqiptar i habit të gjithë me përgjigjen e tij

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, është një futbollist i gjigandëve të Bajern Mynih, por i huazuar tek skuadra e Union Berlinit.

Në një intervistë për median gjermane “AFTV”, sulmuesi Dajaku i pyetur se cila gjuhë flitet në Kosovë, u shtang për një moment dhe u përgjigj me fjalën “gjuhë kosovare”.

Gabimi në të shprehur i sulmuesit të ri ka rënë në syrin e shumë fansave të cilët e kanë kritikuar të riun për mënyrën se si u shpreh pasi në trojet shqiptare flitet  gjuhë shqipe. 20 vjeçari shihet si një sulmues me të ardhme teksa është aktivizuar për ekipin e 19 vjeçarëve të Gjermanisë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zbulohet premio e majme për kombëtaren nëse kualifikohen në Botëror

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”.Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon pikëve, duke mposhtur Andorrën dhe San Marinon, mirëpo ka qenë larg me lojën dhe atë që është treguar në fushë përballë këtyre dy ekipeve, modestë në letër. Po shpërblimet sa kanë qenë në këto tri ndeshje, përfshirë edhe Anglinë?

“Panorama Sport” ka mësuar shpërblimin e vënë në dispozicion nga FSHF-ja për skuadrën për çdo ndeshje, brenda dhe jashtë fushe. Jo vetëm kaq por edhe premion e majme për kualifikimin historik në Botërorin “Katar 2022”, për të cilin vlera është 3 milionë euro.

LEXO TE PLOTE