LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasilika Hysi heq dorë nga politika/ Nuk do garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit

3 Mars 2021, 09:53, Politikë CNA
Vasilika Hysi heq dorë nga politika/ Nuk do garojë për deputete

Vasilika Hysi, një nga emrat e njohur dhe me influencë në Partisë Socialiste ka vendosur të heqë dorë nga politika dhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo shprehu mirënjohje për 12 vitet e saj në politikë dhe pjesë e familjes së PS, duke theksuar se do i hapë rrugë njerëzve të rinj.

“Ishte kënaqësi që unë sot siç hyra 12 vite më parë në politikë me një ëndërr në politik bëj këtë dalje, që në këto vite bëmë realitet një ëndërr që e kishim të gjithë bashkë. Do doja të sillja në vëmendje një takim miqësor në parti për paktin kombëtar për drejtësi,një kërkesë me 10 pika që luftuam për të bërë një pakt kombëtar, por që opozita e atëhershme nuk  e realizoi asnjë herë.

Kemi luftuar për ta bërë këtë reformë në drejtësi dhe kjo reformë ka qenë një proces shumë gjithëpërfshirës dhe jam krenare që ne mund t’ia dalim, dhe e dinim që kësaj reforme do i vinin shkopinj në rrota, por ia dolëm, se reforma nuk u krye nga deputetë të PS, por nga rreth ekspertë profesionist nga të gjitha vendet, dhe për këtë për mua ka qenë një universitet i dytë.

Zbatimi i saj në mandatin e dytë qeverisës është një shkollë e vërtetë, i kemi dhënë mazhorancës së asaj kphe për të bërë një pakt kombëtar, por ajo nuk e pranoi, por ne ia dolëm të vetëm. Ndihem e privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj Reforme, kam ardhur në politikë pa qenë pjesë aktive e politikës dhe në tre zgjedhjet kam pasur pozicione shumë të mira në listë, faleminderit që keni mbështetur gratë dhe vajzat dhe e treta që kemi pasur një armatë shumë të mirë në PS, Toni, Klodi dhe Etilda, kanë qenë 3 studentë të shkëlqyer. Ju falënderoj juve zoti Rama, por edhe të gjithë qytetarët. Ato na kanë falenderuar për reformën në Drejtësi”, tha Hysi./CNA.al

Lajmet e fundit nga