Aktualitet
Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Ndërron jetë mjeku i njohur, themelues i PD në Librazhd

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke i shkaktuar një tjetër humbje bluzave të bardha.
Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku i njohur gjinekolog Gjergji Dhono, i cili kishte një karrierë të gjatë një spitalin e Librazhdit.
Prej disa javësh Dhono ka shfaqur probleme shëndetësore. Fatkeqësisht sot ai është shuar, duke shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë.
Gjithashtu ai ishte një ndër themeluesit e Partisë Demokratike në qytetin e Librazhdit.
Homazhet do të zhvillohen tek rruga e Kavajës tek Internacional Tirana, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:00 në Kavajë./ CNA.al