Connect with Us

Teuta-Vllaznia, zbulohen formacionet zyrtare të sfidës

Sport

Teuta-Vllaznia, zbulohen formacionet zyrtare të sfidës

Publikuar

-

Do të startojë në orën 16:00, supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët e Brdariç, kanë shansin e artë për t’u shkëputur pas barazimit të Partizanit ndaj Apolonisë.

Në rast të një triumfi në sfidën e sotme ndaj durrsakëve, kuqeblutë do ta thellonin diferencën e pikëve nga kryeqytetasit e Ilir Dajës në +5 pikë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë teksa nuk mungojnë surprizat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Largohet Mërgjyshi, Besa zgjedh trajnerin e ri

Publikuar

-

Nga

Artan Mërgjyshi dha dorëheqjen nga drejtimi i Besës, pas humbjes ndaj Egnatias me rezultatin 0-2. Nuk kanë kaluar as një ditë dhe klubi kavajas ka zgjedhur pasuesin e 52-vjeçarit.

Ndriçim Kashami ka arritur marrëveshjen me presidentin dhe pritet që nesër të zbresë në fushë dhe nis zyrtarisht stërvitjen. Bëhet fjalë për një rikthim, kavajasi një sezon më parë ka qenë trajner i verdhezinjve, teksa pritet të përfundojë këtë sezon dhe të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri.

Objektivi i Besës ishte ngjitja në Kategorinë Superiore, por ky objektiv nuk u arrit, duke sjellë edhe dorëheqjen e Mërgjyshit.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Superligën turke

Publikuar

-

Nga

Talenti 18-vjeçar nga Kaçaniku, Veton Tusha, debutoi për herë të parë si titullar, me skuadrën e Denizlispor në Superligën turke.

Një ndeshje ëndrrash për shqiptarin e Kosovës, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke shpërblyer më së miri besimin e trajnerit.

Kjo ishte hera e parë, që Tusha, aktivizohej si titullar, teksa në sfidat e kaluara, numëron në total 4 ndeshje, teksa të gjitha i kishte nisur nga stoli.

Ky ishte goli i dytë në Superligën turke për 18-vjeçari, i cili më herët kishte shënuar në ndeshjen ndaj Gallatasarait, të zhvilluar më 20 janar, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 6-1. Vlen të theksohet fakti se Veton Tusha, është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe aktivizohet si sulmues qendror.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-menaxheri i Nejmar zbulon prapaskenën e bujshme/ Al Khelaifi i premtoi emrin në Kullën Eifel

Publikuar

-

Nga

Vagner Ribeiro, ish-drejtues klubi në Brazil dhe për një periudhë të gjarë edhe menaxheri i sulmuesit Nejmar, ka treguar disa prapaskena të rëndësishme rreth futbollistit në fjalë. Ai ka qenë shpesh në diskutim për të ardhmen e tij, pasi vazhdimisht janë publikuar pakënaqësi që ka për faktin se nuk po merr atë që mendon se meriton, fronin e më të mirit në botë.

Riberio ka treguar se u bë i mundur kalimi i tij në Paris e se si drejtuesit e klubit në fjalë, refuzuan oferta të pabesueshme për të.”PSG e kërkoi që në vitin 2015, por ai preferoi që të qëndronte te Barcelona edhe pse Al Khelaifi i kishte ofruar 26 milionë uro në vit, një avion privat dhe se do t’i vendoste emrin në Kullën Eifel”, tha fillimisht ai në një intervistë për “L’ Euqipe”.

“Pas dy viteve nuk mundi të refuzonte, PSG pagoi 222 milionë euro për të me një rrogë prej 36 milionë eurosh neto në vit. Në vitin 2019, Real Madrid bëri gati 300 milionë euro për të. Por Al Khelaifii tha se nuk do ta shiste as për1 miliard euro. Në Paris është i lumtur, asnjë klub në botë nuk mund t’i ofrojë atë që i ofron PSG, që është i vetmi klubi i cili ka luksin që të përballojë shpenzimet për Nejmar sot. Reali ka probleme financiare. Barcelona? Edhe më keq. As Junajtid apo Siti, ashtu si italianet. Në Paris luan me një ekip të mirë, në këtë sezon do të fitojnë Ligën e Kampioneve dhe Nejmar do të fitojë “Topin e Artë””, ishte bindja e Vagner Ribeiros.

LEXO TE PLOTE