LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Stuhi tërmetesh” në rajon/ Sizmiologët të shqetësuar pas lëkundjeve në Greqi

3 Mars 2021, 16:24, Kosova & Bota CNA
“Stuhi tërmetesh” në rajon/ Sizmiologët të

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Kjo ka shktuar mjaft shqetësim edhe tek sizmiologët. Sizmilogu turk Prof. Dr. Hasan Sozbilir është shprehur se gjithë rajoni ynë tashmë ka filluar të përballet brenda një kohe të shkurtër me tërmete që janë intensitet 6 ose mbi 6 të shkallës Rihter dhe kjo nuk është aspak e rastësishme.

Sipas tij, rajoni është nën një presion të madh dhe ky është shkaku pse ka tërmete të fuqishme. Ai përmendi tërmetin e Izmirit pak muaj më parë që shkaktoi më shumë se 50 viktima, ndërsa është tërmeti i sotëm në Larisa është pjesë e kësaj serie lëkundjesh.

?Ka disa muaj që zona po përballet me tërmete të fuqishëm. Fillimisht pllakat tektonike u thyen në ishullin Samos (përballë Izmirit), tani në Larisa dhe ka shumë gjasa që në rajon të përballemi sërish me tërmete të kësaj force në muajt në vijim?, u shpreh ai.

 

Lajmet e fundit nga