LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me tenderat për pastrimin e Tiranës/ Zbardhen dokumentet false nga Rumania

3 Mars 2021, 15:19, Denoncim CNA
Skandali me tenderat për pastrimin e Tiranës/ Zbardhen dokumentet

CNA.al ka publikuar pak ditë më parë skandalin me tenderat për pastrimin e Tiranës.

Në dy shkrime të ndryshme, kemi treguar se si kompania Korsel, ka paraqitur dokumente false si dhe një dosje të plotë nga Bashkia e Tiranës.

CNA.al prej gati 10 ditësh ka bërë një investigim të tillë dhe ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare dhe përgjigje zyrtare nga kjo drejtori në Rumani.

Sipas verifikimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Targave dhe Regjistrimit të Automjeteve në Rumani, rezulton që këto shasi mjetesh të paraqitura në dokumente nuk ekzistojë.

Pra e thënë ndryshe, targat e paraqitura nuk iu përkasin atyre numër shasie dhe peshave të paraqitura sërish në dokumentacionin e tenderit.

Sipas të dhënave rezulton se mjeti me targë TL04KZY është me targa false dhe numri i shashisë nuk ekziston. Në përgjigjen që është kthyer nga autoritetet rumune në datën 23.02.2021 rezulton se automjeti me targë TL04KZY dhe me numër shasie  VF630N166JD001587 në sistemin e siguracioneve  të automjeteve në shtetin Rumun, nuk ekziston.

Për mjetin me Targë TL29JTG, Nr i shasisë është i ndryshën nga ai që ka paraqitur Korsel shpk ZCFCD35A405164626 Tip Nr. IS35CI2AA EPTP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 3500 kg dhe peshë e mjetit bosh 2750 kg. Polica e sigurimit të mjetit me Targë TL29JTG dhe Nr. Shasie ZCFCD70A405164626 nuk ekziston. Sipas autoriteteve rumune, ky automjet nuk ka paguar as siguracionet.

Mjeti TL31JTG dhe nr i Shasisë ZCFC470B105218439, TIP IS70CI2AA EPCP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 7200 kg dhe peshë e mjetit bosh 3670 kg. Por nga verifikimet e kryera nga ana jonë në faqët zyrtare të internetit të shtetit rumun për regjistrimin e mjeteve, ku janë database të mjeteve që janë të regjistruar në rumani rezulton se: Mjetit me Targë TL31JTG dhe Nr. Shasie ZCFC470B105218439 nuk ekziston.

 

Po ashtu, edhe mjeti me targë TL32JTG, Nr i shasisë është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel ZCFC435B805218437, TIP IS35CI2AA EPCP20-04 dhe peshë maximale të autorizuar 3500 kg dhe peshë e mjetit bosh 2800 kg. Polica e sigurimit të mjetit me TL32JTG dhe nr i Shasisë ZCFC470B805218437nuk ekziston.

Drejtoria e Përgjithshme është një institucion që i ka të dhënat publike dhe aty mund të aplikosh dhe i verifikon lehtësisht këto targa dhe këto numra shasie se ccfarë siguracione kanë, çfarë shërbime kryejnë dhe janë apo jo të rregullta.

Gjithashtu pas verifikimit të këtyre 4 mjeteve dhe faktit se këto targa nuk korespondojne me ato shasi që duket të jenë false, së bashku me peshat specifike të mjeteve, edhe siguracionet e tyre rrjedhimisht janë dokumenta qëllimisht të falsifikuara për të përmbushur kriteret e tenderit.

Në këto kushte, jemi përballë një super skandali, ku subjekti garues Korsel, në pronësi të një kandidati të mundshëm të socialistëve në Korçë, ka hyrë në garë dhe është kualifikuar me dokumente false, tashmë të verifikuara pranë autoriteteve rumune të rregjistrimit të mjeteve.

Prokuroria dhe SPAK janë përballë një skandali, falsifikim dokumentesh për pjesëmarrje në tender. Gjithashtu Agjensia e Prokurimit Publik kanë përballë faktet sesi subjektet abuzojnë me tendera miliona euro nga taksat e shqiptarëve./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

Lajmet e fundit nga