Connect with Us

Shqipëria fiton apo Shqipëria masakron/ Koalicioni PD-LSI “kafshon” qytetarët

Politikë

Shqipëria fiton apo Shqipëria masakron/ Koalicioni PD-LSI “kafshon” qytetarët

Publikuar

-

Aleanca për Ndryshimin ka shpallur programet dhe ka folur rreth tij, ndërsa politikani Lulzim Basha përpiqet që të hiqet si një lider perëndimor dhe tregon se PD është ndryshe, nuk ka dhunë, nuk ka arrogancë, nuk ka korrupsion, nuk ka krim, ndërkohë nga ana tjetër dy personazhet kryesor të opozitës flasin me prerje duarsh, prerje gishtash, prerje kokash, janë bërë si koalicioni Bokoharam në Afrikë.

Ilir Meta në një dalje televizive në emisionin “Frontline” dy ditë më parë tha se do u pres duart të gjithë atyre që do prekin kutitë e votimit.

“Çdo qytetar që shet votën, nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Ai qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet për keqqeverisjen. Një votë po u prek, do pritet një dorë. Mos guxojë kush të prekë votën se do t’i pritet dora! Kjo është e qartë dhe ta marrin vesh të gjithë”, tha Meta dy ditë më parë.

Këto janë deklarata që i ka thënë edhe në vitin 2001 në kohën kur ishte kryeministër, ku bërtiste në zonat elektorale se do u priste duart atyre që prekin votat. Megjithëse ishte vetë kryeministër dhe kishte vjedhur votat me thasë dhe ishte përgjegjësi kryesor i masakrës elektorale të 2001.

Nga ana tjetër tani ka filluar flet edhe Flamur Noka. Flamuri mesa duket nuk di se çfarë të bëj tjetër dhe nga prerja e duarve ka kaluar tek prerja e gishtave.

“Burg dhe vetëm burg për të gjitha ata që abuzojnë dhe do të tentojnë t’ju nëpërkëmbin ju. Ta harrojnë! I di me emër dhe mbiemër se kush po merret, i di edhe ata nënpunësit se ku i fusin duart. Por do t’ua u presim gishtat atyre që fusin gishtat në xhepat tuaj. Kjo kohë do të marrë fund, sepse koha e vjedhjes së lekëve tuaja nuk mund të vazhdojë më. Koha e tyre ka marrë fund”, thotë Noka.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon Bashën/ “Të dielën harroje, shko në plazh”

Tani këta ose janë politikanë ose janë kasapë që duan të presin duar, gishta ose kanë një problem të madh dhe duhen çuar në psikologu apo sociologu të trajtohen.

Politikë me prerje duarsh, gishtatsh, është në një anë edhe Monika Kryemadhi, është nga ana tjetër e cila gjatë kohës që u shemb Teatri Kombëtar, megjithëse e tradhtoi kauzën e teatrit tha se do i hante veshin Edi Ramës.

“Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar. Unë do t’ia ha veshin Edi Ramës. Kaq po të them!” , tha Kryemadhi.

Janë bërë të gjithë si koalicion kanibalësh me prerje duarsh, me prerje gishtash. Në vend që të japin  një mesazh politik që të tërheqin qytetarët drejt kutive të votimit për t’i votuar këta fillojnë dhe kërcënojnë. Njëri ha veshët, tjetër pret duart, tjetri pret gishtat, tani presim të dal edhe ndonjë që të thotë do t’ia pres kokën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E kam tepruar në komunikim…”/ Rama: Duhet korrigjuar, jam i pakënaqur me veten

Publikuar

-

Nga

“E kam tepruar në komunikim…”/ Rama: Duhet korrigjuar, jam i pakënaqur me veten

Kryerministri Edi Rama ka pranuar mbrëmjen e sotme se disa herë e ka tepruar me komunikimin që bën në panele me gazetërët apo në takimet me qytetarë.

Por Rama pretendon se e ka tepruar me mënyrën se si e ka paraqitur veten te qytetarët, duke qenë se shumë persona e kanë cilësuar si njeri arrogant.

“Kam përshtypjen se e kam tepruar në komunikim, duke krijuar idenë se jam një njeri arrogant. Nëse do bëja opozitën e Edi Ramës unë do e mundja Ramën. Kjo është gjë që duhet korrigjuar.

Po të dëgjonit ju se çfarë do i thoja unë Edi Ramës me zë të lartë, sigurisht ju do ta shikonit Lulzim Bashën si shok të ngushtë të Edi Ramës. Edi Rama opozitar është njeriu më i pakënaqur që mund të gjeni në rruzullin tokësor”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit/ Melisa Braci mesazh të fortë qytetarëve

Kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim, Melisa Braci, ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët, teksa ka mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për CNA.al, Braci i kërkoi qytetarëve të zgjedhin ata që janë ndryshe nga tre kryetarët, nëse vërtet duan që vendi të ndryshojë.

“Mesazhi im për qytetarët është shumë i shkurtër: Zgjidhni ata që janë ndryshe nëse doni ndryshim. Ndryshimi nuk bëhet me 3 persona që s’ kanë lënë post drejtues pa provuar. Ata janë të konsumuar. Mos e konsumoni dhe të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj duke zgjedhur siglat!”, u shpreh ajo.

Kandidatja për deputete foli edhe për përfshirjen e saj në politikë si pjesë e Lëvizjes për Ndryshim, ndërsa tha për CNA.al se pjesë e kësaj partie mund të bëhet kushdo që ka parime të përbashkëta me ta.

LEXO EDHE:  Hodhi miell drejt Ramës/ Përjashtohet nga seanca deputeti Flamur Noka

LEXO EDHE:  Meta nuk dekretoi Gjinushin/ Reagon ashpër Akademia e Shkencave

“Çdokush që e ndjen se i përshtatet vlerave themeluese e drejtuese të Lëvizjes mund dhe duhet të jetë pjesë e kësaj partie. Nuk është e thënë të jetë thjeshtë mbështetës i zonjës Topalli, apo të jetë i shkolluar jashtë vendi. Rëndësi ka që ne të jemi aty nga parimet e përbashkëta dhe me një qëllim: jetësimin e këtyre parimeve. Backgroundi politik e arsimor janë pluse për qëllimet personale politike të secilit, por jo kusht anëtarësimi.

Ne synojmë dhe besojmë fort që do jemi forcë kushtëzuese e qeverisë së pas 25 Prillit. Se sa mandate do marrim nuk mund ta parashikoj dot saktësisht, por që do jetë faktor kjo është e sigurtë. Jo se e duam ne me ngulm, por se Shqiptarët e dinë se kështu nuk vazhdohet më”, nënvizoi Braci./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ndodh diçka e padëgjuar”/ Topalli: Ja pse u shit opozita

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka vijuar me akuzat ndaj kreut të PD, Luzlim Basha për të cilin thotë se po bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për interesat e tij.

Sipas Topallit, po ndodh diçka që nuk ka ndodhur në dy dekadat e para.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë që opozita të shitet për interesat e pallatave tek “Uji i ftohtë”, tha Topalli.

Ajo është ndalur edhe tek vilat e shumëpërfolura në media të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj kritikon opozitën/ Basha e Kryemadhi duhet t’i kërkonin llogari Yuri Kim

LEXO EDHE:  Tabaku publikon videon/ Ja si gënjeu Rama 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik

“Të gjithë e dinë që jeton në katër vila nga një milion euro secila. Është arrogancë që edhe në vitin e fundit elektoral ai ka aq garanci sa askush nuk do kërkojë transparencë qoftë për katër vilat. Kur i përmend dikush vilat ai buzëqesh sepse janë asgjë përballë asaj që është realiteti i tyre”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE