LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rregullohet ligji i SPAK/ Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

3 Mars 2021, 18:29, Aktualitet CNA
Rregullohet ligji i SPAK/ Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës,

Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka qenë pjesë e grupit të punës që ka propozuar ndryshime në reformën e drejtësisë. Ai tha se bëhet fjalë për ndërhyrje për kompetencat mbi hetimin e korrupsionit të nivelit të ulët që të hiqet si pjesë e hetimeve të SPAK.

Për vitin e parë të ekzistencës së SPAK ka pasur prurje nga individë dhe institucione dhe nisur nga baza ligjore nuk të lejon që të bësh përzgjedhje, kjo gjë tha z. Kraja gjatë intervistës për Euronews Albania ka sjell dhe një situatë bllokuese në institucionin që ai drejton.

Gjithashtu, Arben Kraja theksoi se ?mungesa e BKH e ka vështirësuar punën e funksionimit të SPAK?, që është struktura e hetimit në ndihmë të prokurorëve të SPAK. Ndryshimet e propozuara së fundmi shto ia kanë marrë dhe dakordësinë e ndërkombëtarëve.

I pyetur nga gazetari Eni Ferhati nëse SPAK po heton ?peshq të mëdhenj?, z. Kraja u tregua hermetik duke thënë se për të çdo person që shkel ligjin nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

?Gjatë vitit të kaluar kemi hetuar mbi 500 procedime penale. Koncepti i peshqve të mëdhenj apo të vegjël është koncept figurative nuk është koncept ligjor. Parimi jonë I punës është që ata që shkelin ligjin duhen ndëshkuar dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

Muajin e fundit janë dhënë vendime dënimi për 30 apo 40 të pandehur nga gjykata, me vendime konfiskimi që shkon deri në 300 mijë metra katrorë tokë që I kthehen shteti apo deri në 5 milionë euro që i kthehen shtetit në administrim. Padyshim që do të ketë më shumë në të ardhmen?, deklaroi z. Kraja./euronews

 

Lajmet e fundit nga