Connect with Us

“Reforma në drejtësi nuk është bërë nga ne”/ Ngjela tregon arsyet pse Basha-Kryemadhi nuk e bllokojnë dot

Politikë

“Reforma në drejtësi nuk është bërë nga ne”/ Ngjela tregon arsyet pse Basha-Kryemadhi nuk e bllokojnë dot

Publikuar

-

Nga Spartak Ngjela/ Historia e pritshme e Shqipërisë po vjen në gjendjen e saj reale

Avokati Spartak Ngjela shprehet se reforma në Drjetësi është ngritur në këmbë nga ndërkombëtarë dhe askush nuk mund ta minojë atë. Në një reagim për CNA.al, Ngjela u shpreh se ligjet në Shqipëri janë të ndërtuara në bazë të Kushtetutës dhe kjo ka bërë të mundur ngritjen e SPAK. Sipas avokatit ndonëse BKH ende nuk është ngritur së shpejti në Shqipëri do të vijnë 36 hetues amerikanë për të trajnuar hetuesit vendas për ta bërë sa më shpejt funksionale.

Reforma në Drejtësi është një reformë e cila nuk bëhet prej nesh. E kanë marrë përsipër ndërkombëtarët dhe sidomos e ka marrë ekspertiza amerikane dhe ka një histori të veçantë se fillon me Kushtetutën. Pra është bërë një Kushtetutë e cila mban brenda konceptualisht të gjithë reformën dhe gjithë problemi qëndron që, në qoftë se flasim a ecën apo nuk ecën reforma duhet ta arrijmë në konkluzionin që të mendojmë se a jemi në gjendje që të realizojmë mendimin që a është realizuar është në realizim të plotë dhe a është reforma brenda këtyre kërkesave që ka vënë Kushtetuta. Kjo është e gjithë loja. Çështja është që ne kemi një Kushtetutë e cila përmbledh të gjithë reformën brenda saj dhe nga kjo Kushtetutë kanë dalë 3 ose 4 ligje të tjera. Gjithmonë në funksion të reformës në drejtësi.

Çfarë ka krijuar kjo Kushtetutë? Çfarë kanë krijuar ligjet? Kanë krijuar dy organe të posaçme që mos ti quajmë speciale, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Pa këto të dyja nuk mund të respektohej dot Kushtetuta. Këto të dyja kanë dalë. Duhet dhe një organ për të krijuar atë që Kushtetuta quhet SPAK. SPAK është Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe gjykata e posaçme. Byroja kombëtare e hetimit ende nuk ka dalë. Jemi në pritje.

Pritet që të vijnë rreth 36 hetues nga Amerika të cilët janë edhe me shtetësi shqiptare por që duhet të jenë shqiptaro-amerikan të cilët janë trajnuar dhe po pritet të vijnë. Ka dy informacione që më kanë ardhur (36 hetues) Në momentin që do fillojë hetimi me hetuesinë e vet të byrosë kombëtare të hetimit do fillojë goditja antikorrupsion në Tiranë. Po palët që janë të kërcënuara nga antikorrupsioni çfarë po bëjnë? Natyrisht që duan të bllokojnë reformën në Drejtësi”, është shprehur avokati për CNA.al.

Ngjela ka dhënë mendimin e tij nëse marrëveshja paszgjedhore mes PD-LSI  u bë për të minuar reformën në Drejtësi.

LEXO EDHE:  SPAK kërkoi 2 vite burg/ Si i transformoi pronat Adriatik Llalla

Këta dy të fundit janë shprehur hapur se nëse do të vijnë në pushtet do të ndryshojnë ligjet e reformës. Në lidhje me këtë avokati tha se nuk e bllokojnë dot se duhet të kenë 2/3 e parlamentit gjë që ata nuk e kanë.

Avokati shtoi më tej se ONM si organi kryesor i Refprmës në Drejtësi është i përbërë nga amerikanë dhe asnjë nga politikanët tanë nuk mund të ndërhyjë.

Që të minohet reforma në Drejtësi duhen 2/3 e parlamentit ose 3/5. Nuk ka mundësi. Që ata të marrin 2/3. Ata nuk marrin dot as 71 deputetë nuk marrin as 51 përqind jo më 2/3 e parlamentit.  Në rast se Kushtetuta nuk rrëzohet e gjitha ligjet që dalin prej saj mund të jenë shkelje të Kushtetutës.

Kushtetuta është e tëra e ndërtuar antikorrupsion. Kam përshtypjen se pasi të mabrojë lufta kundër korrupsionit do të ketë ndryshim dhe Kushtetuta. Ku jemi me reformën në Drejtësi? Reforma në Drejtësi është duke ecur por të kemi parasysh se nuk e bëjmë ne. Në ONM, që është organi kryesor i reformës në Drejtësi ju e dini nuk ka asnjë shqiptar.

Pse vonohet ONM-ja në seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Sepse ata nuk janë shqiptarë dhe gjithçka kalon në përkthim dhe janë perëndimorë skuprulozë dhe nuk mund të flasin kot se kështu duam ne dhe secili nga ata kanë  8,10,12 dosje për secilin autor ose për secilin individ kështu që vonesa e tyre është e justifikuar. Edhe Covidi bëri atë të vetën, të dyja reformat po ecin paralel. Pse? Se në qoftëse nuk ecte reforma në Drejtësi deri te krijimi i tri institucioneve të veçanta Byroja Kombëtare të Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme nuk bëhej dot lufta antikorrupsion. Por a ka filluar lufta antikorrupsion? Sipas informacioneve të mia  kanë ardhur 62-63 dosjet e para që kanë ardhur nga investigimet që kanë bërë ndoshta amerikan dhe ky gjerman. Por po pritet hetimi i tyre nëpërmjet hetuesve që do të vijnë në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në këtë stad jemi. Nuk e bllokojnë do reformën në Drejtësi se është forca ndërkombëtare që nuk i lejon. Por janë të trembur. Nuk e duan reformën në Drejtësi. Ata janë shprehur hapur që do ta ndryshojnë. Ata thonë do ta ndryshojnë por nuk mundet ta ndryshojnë se nuk i kanë 2/3 e Parlamentit”, është shprehur Ngjela për CNA.al/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Gjurmimi i parave të pista/ Shqetësim pasuritë e krimit jashtë vendit dhe presioni ndaj drejtësisë

LEXO EDHE:  9 vite nga 21 janari/ Vajza e Ziver Veizit kërkon drejtësi: Kam besim te SPAK

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Gjurmimi i parave të pista/ Shqetësim pasuritë e krimit jashtë vendit dhe presioni ndaj drejtësisë

LEXO EDHE:  Meta “zbulon" orët kur u ndryshua Kushtetuta/Në mes të ...

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE