LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

3 Mars 2021, 15:44, Kuriozitete CNA
Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Qëndrimi në kontakt me të dashurit tuaj pa i takuar ata fizikisht, është bërë edhe më i rëndësishme gjatë pandemisë aktuale. Por për disa njerëz, marrja e një telefonate apo telefonimi i dikujt, është një përvojë stresuese.

Ankthi i thirrjeve telefonike, ose telefonia, është frika dhe shmangia e bisedave telefonike, dhe ai është bërë i zakonshëm në mesin e atyre me çrregullime të ankthit social. Disa simptoma emocionale të ankthit nga thirrjet telefonike, përfshijnë vonesën apo shmangien e bërjes së telefonatave për shkak të ankthit të shtuar, ndjenjën shumë nervoze ose ankthin para, gjatë dhe pas telefonatës dhe fiksimin apo shqetësimin për atë që do të thoni.

Simptomat fizike përfshijnë të përziera, rritje të rrahjeve të zemrës, gulçim, marramendje dhe tension muskulor. Nëse ndiheni kështu, nuk jeni vetëm. Një sondazh i vitit 2019 i punonjësve të zyrave në Britani, zbuloi se 76 për qind e të rinjve të rritur, dhe 40 për qind e fëmijëve kanë mendime negative kur u bie telefoni.

Për shkak të kësaj, 61 për qind e të rinjve i shmangnin plotësisht thirrjet telefonike, krahasuar me 42 për qind të adoleshentëve. Të biseduarit në telefon mund të jetë shqetësuese, pasi ne jemi të kufizuar vetëm tek tingujt e zërave tanë.

Në mungesë të të gjitha shenjave të tjera sociale – përfshirë gjestet, gjuhën e trupit dhe kontaktin me sy – ne shpesh mund të ndjehemi të vetëdijshëm për tingullin e zërave tanë dhe zgjedhjen tonë të fjalëve. Falë teknologjisë, ne shpesh mund të kalojmë ditë, javë apo edhe muaj pa folur drejtpërdrejt me të tjerët në telefon.

Një studim zbuloi se njerëzit me këtë simptomë, preferojnë dërgimin e mesazheve sesa thirrjet telefonike, duke e vlerësuar atë si një medium superior për kontaktet ekspresive dhe intime.

Disa njerëz zgjedhin dërgimin e mesazheve, pasi kjo gjë u jep atyre kohë të mendojnë për formulimin e mesazheve të tyre, duke u dhënë mundësinë të jenë jo formalë. Në disa raste, ata zhvillojnë një personalitet të ndryshëm të veçantë dhe në kontrast me jetën e tyre reale, më të heshtur.

Gjithashtu, studimet sugjerojnë që ankthi i thirrjeve telefonike, lidhet me një shqetësim mbi atë që mendon personi tjetër për ta. Duke eleminuar reagimin e menjëhershëm të të tjerëve në bisedat e folura, mesazhet me tekst mund t?u ofrojnë këtyre njerëzve njëlloj mënyre për të pasur kontakte shoqërore, pa frikën e refuzimit ose mosmiratimit.

Ekspertët mendojnë se një nga mënyrat më efektive, për të kapërcyer ankthin gjatë bisedave telefonike, është që të ekspozoheni ndaj më shumë telefonatave. Sa më shumë ta bisedoni në telefon, aq më pak sfilitëse bëhet kjo përvojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga