Connect with Us

Prokuroria përfundon hetimet për vrasjen e Klodian Rashës/ Efektivit i komunikohet akuza e re

Aktualitet

Prokuroria përfundon hetimet për vrasjen e Klodian Rashës/ Efektivit i komunikohet akuza e re

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Mbi efektivin e shqiponjave rëndon akuza e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur.

Arma e gjetur 200 metër larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e pershtatshme edhe për  armë zjarri.

Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisbt ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojties së nevojshme.

Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në gjykatën e Tiranës per ta gjykyar e dënuar Nevaldon për vrasje me dashje.

LEXO EDHE:  Zvarritet “Elvis Roshi”/ Gjykata tallet me dekriminalizimin

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Klodiana Lala plas deklaratën e fortë/ “Policia fsheh trafikantët e drogës”

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala foli lidhur me drogën e kapur në portin e Durrësit ku ngarkesa ishte porositur nga Selim Çeka.

Lala hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit se fsheh trafikantët e drogës dhe shtoi se ka zyrtarë të inkriminuar.

Ajo tha se Çeka, një ish-mësues në pension në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar lidhjen me ngarkesën e drogës dhe ka kërkuar nga policia që konteineri të shoqërohej deri në destinacionin final.

“Policia e shtetit fsheh trafikantët e vërtetë. Edhe në drogën me oriz ju kanë ikur trafikantët përpara syve. Brenda radhëve të policisë ka zyrtarë të dyshuar. Selim Çeka ka inisituar përgjatë 4 orëve që ishte i gatshëm ta shoqëronte policinë për destinacionin final. Prokuroria nuk ka për t’i zbuluar kurrë trafikantët e vërtetë”,“tha Lala.

Sipas saj, ngarkesa e kapur prej 140 kg është e lidhur me politikën. Lala u shpreh në emisionin “Opinion se duke i ndërprerë operacionet në port shpëton peshqit e mëdhenj të kokainës.

LEXO EDHE:  Tom Doshi kandidat në zgjedhje/ Yuri Kim: Nuk është i pafajshëm, prokurorët të bëjnë detyrën

LEXO EDHE:  “Si dy pika uji me Ramiz Alinë”/ Paloka paralajmëron revolta: Rama pas 25 prillit para drejtësisë

Në rastin e 140 kg i them policisë ta nisi hetimin nga Kombinati për të parë lidhjet me politikën, për të parë lidhjet me Ekuadorin. Për të parë sa djem nga Shqipëria ka sot në Ekuador dhe më pas, duhet të bëhet diferenca. Duke i ndërprerë operacionet në port po shpëtohen peshqit e mëdhenj të kokainës”, u shpreh Lala./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i emigrantëve/ Topalli: Miratimi i Kodit Zgjedhor u vonua me qëllim

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ka komentuar në lidhje me fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas saj, kodi zgjedhor u vonua për të bërë të pamundur votimin e emigrantëve.

Më tej, ajo shprehet se vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin dhe as Ilir Meta.

“Nuk di të them se cili variant është më mirë sepse është i paprovuar më parë. Mund të bëhej me numër apo siç bëhet në Danimarkë të vendos një fletë tjetër që të dihet kush emër korrespondon me numrin. Mund të ishte organizuar më mirë. Kodi zgjedhor ka vonuar shumë saqë bën të pamundur votimin e emigrantëve. Ka konsensus ndërmjet tyre sepse në të kundër do kishte përplasje.

Vendi ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi nuk janë Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi apo Edi Rama apo Ilir Meta. Nëse nuk marr asnjë mandat do të tërhiqem nga jeta politike.”, u shpreh Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rakipllari sulmon Frrok Çupin/ “Lëtyrë, shpifës ordiner”

Publikuar

-

Nga

Debati në emisionin “Open” mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i nxiti debatin pasi Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Debati:

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet…

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.

LEXO EDHE:  Debatet për vrajsen e 25-vjeçarit/ A po fshihet e vërteta?

LEXO EDHE:  Zvarritet “Elvis Roshi”/ Gjykata tallet me dekriminalizimin

Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një lëtyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?/hashtag

LEXO TE PLOTE