Showbizz
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi. Çifti i njohur i showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë.
Elita ka sjellë në jetë fëmijën e dytë, një vajzë. Telegrafi ka mësuar se Elita dhe bebushi janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se në muajin shtator, Elita Rudi dhe Gjiko zbuluan për të gjithë fansat se do të bëheshin prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, ku dhe zbuluan gjininë e bebushes që ishin në pritje të ëmbël.
Shtatzënia e dytë e Elitës i habiti të gjithë sepse 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali./ CNA.al