Connect with Us

Plagosën me armë 30-vjeçarin në Korçë/ Zbardhet ngjarja, identifikohen autorët

Kronika

Plagosën me armë 30-vjeçarin në Korçë/ Zbardhet ngjarja, identifikohen autorët

Publikuar

-

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, në Korçë ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Q., 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje konkretisht shtetasve: L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Plagosja e 29-vjeçares tek "Don Bosko", arrestohen tre të dyshuar

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ 60 vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në zoënë e Astirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.

LEXO EDHE:  Kumbaro kthen Shtëpinë e Flamurit në ambient për dasma  

LEXO EDHE:  I strehonin në hotelin e tyre emigrantët e paligjshëm/ Arrestohen bashkëshortët dhe djali i tyre në Korçë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  I strehonin në hotelin e tyre emigrantët e paligjshëm/ Arrestohen bashkëshortët dhe djali i tyre në Korçë

LEXO EDHE:  Plagosja e 29-vjeçares tek "Don Bosko", arrestohen tre të dyshuar

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Publikuar

-

Nga

Foto/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Tiranë, katër zona mbesin në terr

Katër zona kanë mbetur pa energji elektrike në zonën e Farkës, sipasojë e përplasjes së një makine me shtyllën elektrike.

Përkatësisht pa energji kanë mbetur zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël në Tiranë.

OSSH njofton se grupet e punës janë në terren e po punojnë për riparimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE