LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përhapja aktuale e vaksinave, tregon se kombësia dikton ende jetët tona

3 Mars 2021, 07:46, Blog CNA
Përhapja aktuale e vaksinave, tregon se kombësia dikton ende

Nga Kanishk Tharoor ?The Guardian?

Pas lajmit të bujshëm nëntorin e vitit të shkuar mbi testet e suksesshme të vaksinës Pfizer-BioNTech, në internet u përhap një foto kurioze. Ajo tregonte një familje emigrantësh turq prej 6 personash në Gjermani në vitet 1970. Babai qëndronte në mes, me krahët e shtrira rreth gruas së mbuluar me shami dhe fëmijëve të tij.

Një djalë pa këpucë ishte pozicionuar anash. Bluza tij e verdhë ishte futur nën pantallonat e zeza që ishin padyshim më të larta dhe me të gjera se përmasat e tij trupore. Përdoruesit e çdo platforme të mundshme të mediave sociale, e ndanë këtë imazh duke shtuar një detaj:ai djalë i dobët dhe i zbathur, një ditë do të rritet për t?u bërë Ugur Shahin, bashkëthemelues i kompanisë farmaceutike gjermane BioNTech, që ishte pioniere e vaksinës.

Kjo familje modeste do të ndihmonte në shpëtimin e botës. Në fakt më vonë u provua se fotoja i përkiste krejtësisht një familje tjetër (aty nuk ndodhej as Shahin, dhe as të afërmit e tij), por ajo mbeti gjithsesi virale, për shkak të historisë së ndjeshme të zhvillimit të vaksinës.
Burrë dhe grua themelues të Biontech – Sahin dhe Ozlem Tyreçi -vijnë nga 2 familje turke që emigruan dikur në Gjermani.

Mediat e nxorën enkas në pah origjinën e çiftit, sikur arritja e tyre të mos ishte vetëm shkencore por edhe morale, një fitore e përvojës së emigrantëve. Një artikull në The Guardian këmbëngul se ?vaksina anti-Covid e BioNTech, është një triumf i inovacionit dhe emigracionit?.

?Këta janë heronjtë emigrantë pas vaksinës së BioNTech?-shkruante Bloomberg . ?Faleminderit globalizimit!?- shkruante revista libertarian Reason. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe në vlerësimin e kontributeve të emigrantëve, sidomos në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Emigrantët kanë shërbyer prej kohësh si ?thasët e rërës? që janë grushtuar shpesh gjatë fushatave elektorale në Perëndimit.

Ata janë poshtëruar duke u etiketuar si kriminelë, janë fajësuar padrejtësisht për mosrritjen e pagave në përgjithësi, dhe nganjëherë janë cilësuar si një kërcënim me përmasa apokaliptike. Përballë një ksenofobie dhe nacionalizmi të tillë, suksesi i emigrantëve tregon një histori tjetër, atë se si përfitojnë shoqëritë nga ardhja dhe përpjekjet e njerëzve me origjinë nga diku tjetër. Megjithatë globalizmi optimist i disa prej këtyre artikujve, ka lënë në hije dinamikën më të qartë në prodhimin e vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna:fakti që trafiku i tyre shkonte kryesisht në një drejtim. Vendet e pasura fituan shumë nga thithja e talenteve dhe ambicieve të atyre që vinin nga familjet e emigrantëve si Shahin dhe Tyreçi (ashtu si dhe shumë prej ekspertëve që zhvilluan vaksinën e Moderna).

Por pas lajmit u bë menjëherë e qartë, se në të ardhmen e afërt këto vaksina do të shkonin vetëm tek një pjesë të popullsisë së botës. Si shumëçka tjetër në këtë pandemi, nacionalizmi dhe prepotenca e tij, dëmtuan konceptet më të fisme të ndërvarësisë dhe solidaritetit global. Deri më dhjetor 2020, vendet e pasura që përbënin vetëm 14 për qind të popullsisë së botës, kishin blerë tashmë më shumë se gjysmën e furnizimit me vaksinat kryesore, që kishin marrë miratimin ose që prisnin ta merrni se shpejti. Konturet e pabarazisë globale në shpërndarjen e vaksinave, u rritën edhe më shumë në muajt që vijuan.

Ndërsa vaksinat po shpërndahen mjaftueshëm shpejt në Britani, SHBA, dhe pjesë të Evropës, asnjë dozë e vetme nuk u injektua deri në mesin e shkurtit në 130 vendet e varfra. Economist Intelligence Unit, vlerëson se më shumë se 85 vende të varfra nuk do të mund të kenë një fushatë të gjerë të vaksinimit deri në vitin 2023. Ka shumë mënyra për ta rregulluar këtë çekuilibër, por ka shumë pak vullnet politik për
ta bërë këtë. Në shkurt, vendet e pasura në Evropë dhe Amerikën e Veriut, refuzuan një propozim të Organizatës Botërore të Tregtisë, që do t?u jepte qasje prodhuesve në vendet në zhvillim në pronësinë intelektuale të këtyre vaksinave, duke e përshpejtuar kësisoj prodhimin e dozave.

COVAX, një mekanizëm i ngritur nga OBSH-ja për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra, është për fat të keq shumë i vonuar,dhe nuk ka gjasa që të përmbushë synimin e tij fillestar, për të shpërndarë brenda këtij viti 1.8 miliardë doza vaksine. Pabarazia e shpërndarjes së vaksinave, do ta zgjasë në kohë pandeminë, dhe do të çojë potencialisht në shfaqjen e varianteve të reja të virusit. Dhe përveç jetëve njerëzore, një studim akademik sugjeron se kjo do t?i kushtojë ekonomisë globale deri në 9 trilionë dollarë.

Covid-19, ka pasur ndikimin e çuditshëm të bashkimit të botës në kontrollin e përbashkët të pandemisë,teksa ka forcuar ndarjet ekzistuese, duke iu kujtuar njerëzve se sa shumë përcaktohet fati i jetës së tyre nga kombësia që ata kanë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/mar/02/vaccine-rollout-nationality-covid-jab-poorer-countries

Lajmet e fundit nga