LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

3 Mars 2021, 19:09, Kosova & Bota CNA
Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

?Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës?, shkroi Elezi në një postim në Facebook.

?KQZ-ja do t?i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve?, tha Elezi, duke e cilësuar si ?rekorde? kohën e numërimit të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas projeksioneve aktuale, Vetëvendosje vështirë se do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës, pasi për të nevojiten 61 vota.

Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar./rel

Lajmet e fundit nga