LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD-LSI kërcënojnë reformën në drejtësi”/ Rama: Mos gaboni t'i votoni

3 Mars 2021, 09:32, Politikë CNA
“PD-LSI kërcënojnë reformën në

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin ?Drejtësia që duam?, ku ka shpërthyer ashpër në drejtim të opozitës, duke i cilesuar PD dhe LSI si armike të reformës në drejtësi.

Sipas Ramës, edhe presidenti Ilir Meta është zhveshur nga detyra e tij dhe ka nisur kërcënimet në drejtim të reformës në drejtësi.

Kryeministri tregoi më tej edhe arsyet se pse qytetarët nuk duhet t?i besonë votën e tyre në 25 prill PD-LSI.

“Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t’i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingut dhe vetëm pastaj  të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi  është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di.

Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet.

Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga