Connect with Us

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Ashtu si ditën e sotme, edhe nesër vendin e pret një ditë tjetër e qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë mjegulline lokale. Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 ballë, ndërsa temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 13°C

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për dy ditët në vijim

zonat e ulëta 4°C deri në 19°C

zonat bregdetare 5°C deri në 19°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covid-19/ Alimehmeti: Situata në vend është qartësisht më e mirë!

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Alimehmeti: Situata në vend është qartësisht më e mirë!

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e Covid në vend.

Për mjekun epidemiologun duke iu referuar shifrave, qartësisht situata është më pozitive. Në një intervistë për Report Tv Alimehmeti, thotë se përqindja e pozitivitetit është më poshtë se 10%.

“Në këto përqindje pozitiviteti të testeve, më pak se 10%. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim të pandemisë. Situata është qartësisht më e mirë. Nuk mund të bëjmë llogarinë me shtetet e Evropës për vaksinimin, asnjë shtet nuk ka arritur përqindje të rëndësishme vaksinimi përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka një situatë shumë më të mirë dhe efekti është shumë më i mirë”, tha Alimehmeti.

Duke folur për vaksinat, mjeku ka një këshillë për të rinjtë.

LEXO EDHE:  Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

LEXO EDHE:  Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

“Kemi shumë të dhëna që flasin për një imunitet natyror goxha të fortë. Rastet e riinfektimeve nuk janë të rënda dhe në Shqipëri për shembull nuk ka asnjë humbje jete nga riinfektimi. Diskutimi që ka të bëjë me grupmoshat unë do të isha që nëse nuk e kanë kaluar të rinjtë duhet të vaksinohen. Personat që e kanë kaluar tani afër unë do t’i këshilloja për një moment të dytë”, tha ndër të tjera mjeku epidemiolog./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sinovac 100% e sigurt”/ Rakacolli: E morëm më lirë nga Turqia!

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë se kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigurimin e vaksinave.

Ajo tha se vaksina kineze u mor përmes distributorit turk për shkak se u gjet në një kohë më të shkurtër ndërsa theksoi se është marrë me një kosto më të ulët se sa po të merrej direkt nga Kina.

“Kemi parasysh një gjë që unë e thashë më një fjali. Sfida më e madhe është sigurimi i vaksinave. Nuk ka vaksina për të gjithë botën në të njëjtën kohë. Është meritë e veçantë e kryeministrit sigurimi i vaksinave. Kemi dashur në një kohë sa më të shkurtër të sigurojmë doza vaksinash. E rëndësishme është edhe kosto. Kostoja për ardhjen nga Kina do ishte më e madhe se sa vlera që i morën nga Turqia. Arsyeja pse i morën nga Turqia është se i gjetëm në një kohë shumë të shkurtër. Ato do të jenë të pranishëm deri në fund të majit. Deri në fund të majit do kemi dhe më tepër se 500 mijë persona të vaksinuar. Në lidhje me efikasitetin kemi dashur të sigurojmë një vaksinë të sigurt. Në lidhje me përqindjet e rezultateve kanë të bëjnë me vendin ku është përdorur, grupin ku është përdorur. Nëse bëhet një studimi i cili ka njerëz të vaksinuar, ku incidencë e sëmundjes është shumë e lartë, mundësia për të marrë është më e madhe. Diferenca që dalin nga studimet kanë të bëjnë me vendet ku janë përdorur. Efikasiteti I vaksinës kineze nuk është më i vogël”, deklaroi Rakacolli.

Ajo tha se vaksina kineze është e sigurt dhe nënvizoi se është 100% e sigurt. Sipas saj, personat që e kanë marrë atë vaksinë nuk kanë humbur jetën për shkak të saj.

LEXO EDHE:  Moti vijon të na surprizojë/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit për nesër/ Ja si pritet të jenë temperaturat

“Ato që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca kanë pasur testin dhe shenjat klinike. Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit që ka përgjegjësi për llojet e vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri e ka parë me shumë vëmendje. Sinovac është efikase. 100% ata që e kanë marrë nuk kanë humbur jetën. Sa i përket kohës kur formohet anti-trupat nuk mund të kërkojmë përgjigje të prera. Nuk dihet sa zgjat imuniteti. Jo çdo person i ka aftësitë imune njësoj.

Fakti që kanë nevojë edhe për dy doza vaksinash, edhe koha e marrjes së tyre është e ndryshme. Gjatë kësaj kohe duhet që njerëzit të vazhdojnë të respektojnë masat parandaluese. Sa i përket faktit të nevojave duhet pasur parasysh se janë bërë marrëveshje me prodhuesit dhe distributorët. Fakti që janë bërë dy akte normative për të njëjtën vaksinë është bërë për faktin që është diçka e pazakontë për sistemin tonë legjislativ. Kështu është vepruar edhe me vaksinat e tjera. Edhe me Pfizer”, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vendet e besimit mysliman po i përshtasin traditat e Ramazanit me pandeminë

Publikuar

-

Nga

Autoritetet myslimane kanë diskutuar rregulloret për lutjet online dhe ndalimin e darkave publike pas perëndimit të Diellit për ritin e agjërimit, që nis këtë javë. Shumë xhami janë të mbyllura dhe rekomandohen vaksinat.
Muaji i Ramazanit filloi të hënën (12.04) për disa vende në Amerikë dhe të martën (13.04) për pjesën më të madhe të botës. Koha e saktë e fillimit varet nga shfaqja e Hënës së re, në shumicën e vendeve myslimane pas daljes së Hënës së re në Arabinë Saudite, që përkon të martën. Ramazani është muaji më i rëndësishëm në kalendarin islamik, kur myslimanët besojnë se Zoti ia zbuloi ajetet e para të Kuranit Profetit Muhamed.

Në këtë vit të dytë të pandemisë, rregulloret për Ramazanin duhet të përshtaten.

Për të frenuar numrin e infeksioneve, shumica e vendeve kanë ulur numrin e vizitorëve në xhami në 20-30% të kapacitetit të tyre të zakonshëm. Gjithashtu mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Në mënyrë që të shmangen më tej tubimet jashtë xhamive, vaktet tradicionale para lindjes së Diellit dhe pas perëndimit të Diellit, Syfyr dhe Iftar, të cilat shpesh ndaheshin në çadrat publike të Ramazanit, janë të ndaluara në të gjithë rajonin.

Kjo do të ndikojë shumë tek njerëzit në nevojë, të cilët shpesh hanin falas në prishjen e agjërimit. Disa vende, të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë premtuar të organizojnë në vend të tyre dërgesat e vaktit të Iftarit për njerëzit e varfër.

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Ja si do jetë moti në vijim

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Ja si do jetë moti në vijim

Të gjitha autoritetet fetare ndajnë të njëjtin mendim se lutja në shtëpi është opsioni më i sigurtë gjatë muajit të Ramazanit.

Transmetimi i lutjeve?

Disa lutje mund të transmetohen. “Në Islam, lutja ka dy pjesë. Pjesa e parë është mësimdhënia dhe predikimi nga imami ndërsa besimtarët dëgjojnë,” i tha DW, Sheik Mohammed Abu Zaid, kryetari i Gjykatës Sunite dhe imam i xhamisë më të madhe në qytetin libanez të Saida. “Kjo pjesë mund të bëhet në online”, tha ai. Sidoqoftë, pjesa e dytë, me besimtarët që luten së bashku dhe kryejnë mbledhjen rituale, “nuk mund të bëhet online ose nga një vend i largët”.

Mansour Ali, një pedagog në fushën e studimeve Islame në Universitetin e Cardiff, i tha Al-Jazeera se shumica e studiuesve “mohojnë vlefshmërinë e çdo forme të lutjeve virtuale”. Arsyeja kryesore është se adhuruesit kërkohet të mbahen në të njëjtën hapësirë fizike me imamin, ose udhëheqësin e lutjes.

Klerikët në Egjipt dhe Arabinë Saudite pajtohen me këtë diferencim dhe kanë lëshuar urdhëresa fetare duke deklaruar se lutjet e përbashkëta online nuk janë të vlefshme. Zgjidhja e tyre është më tepër “lutuni në shtëpi me të dashurit”. Nga ana tjetër, një mori videosh dhe udhëzimesh janë publikuar në internet./DW

LEXO TE PLOTE