Connect with Us

Një vit nga pandemia/ Më shumë se 8 mijë vdekje shtesë në vend, rritje me 39%

Sociale

Një vit nga pandemia/ Më shumë se 8 mijë vdekje shtesë në vend, rritje me 39%

Publikuar

-

Rreth një vit më parë, Italia, e më pas Europa, përfshirë Shqipërinë, nxituan të vendosnin karantina të ashpra përballë rrezikut të një pandemie, që në atë kohë nuk njihej mirë, por që po shkaktonte rritje të shpejtë të fataliteteve në shtetin përtej detit.

Një vit pas fillimit të pandemisë, pasojat e Covid-19 janë të dukshme, si në rritjen e vdekshmërisë ashtu dhe në ekonomi. Europa ka shënuar recesionin më të keq që pas luftës së dytë botërore, ndërsa rritja e vdekshmërisë në vendet e BE-së në 2020-n është luhatur mesatarisht me 10-20% më shumë në raport me mesataren e 5 viteve të kaluara.

Efektet kanë qenë të dukshme edhe në Shqipëri, por më të larta në rritjen e vdekshmërisë së popullsisë. Në të kundërt ekonomia e ka rimarrë disi veten pas karantinës së fortë mars-majit, për shkak se ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që shtrënguan sërish në dimër, tek ne u morën vetëm masa të lehta kufizuese.

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtat periudha të vitit paraardhës.

Gjendja Civile raporton vdekjet e ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë (ku përfshihen dhe të huajt). Në krahasim me të dhënat e INSTAT, që raporton vetëm vdekjet e rezidentëve shqiptarë, ky i fundit ka një diferencë prej rreth 5% më pak, ose rreth 8,100 rezidentë shqiptarë më shumë, që rezultojnë të kenë humbur jetën që pas fillimit të pandemisë.

Humbje jetë të deklaruara nga pandemia në spitalet Covid-19 deri në 28 shkurt, sipas burimeve zyrtare ishin 1796, ose 4.7 herë më pak se shtesa e vdekjeve në një vit pandemi.

Grafiku i vdekjeve mujore tregon një lidhje të drejtë mes kulmeve të pandemisë (rritja e numrit të rasteve, shtrimeve në spitale dhe vdekjeve të raportuara) dhe shtesës së fataliteteve.

Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku fatalitetet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli përkeqësim të pandemisë, pas hapjes së shkollave dhe fillimit të dimrit. Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Europë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë, por edhe në raport me gjithë muajt e deritanishëm në vend.
Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (rreth 2 mijë vdekje më shumë). Në dhjetor humbën jetën 134 persona në ditë, përkundrejt 68 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE:  Bilanci i Covid/ Epidemiologu: Po arrihet një imunitet mbrojtje në Tiranë

Më pas, situata u qetësua disi në janar, pas pushimeve të fundvitit në shkolla dhe shtimit të kufizimeve të lëvizjeve, me rritje 30% , ose 667 fataliteteve më shumë.

Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e tretë e pandemisë, por duke mbetur poshtë niveleve të muajit të fundit të 2020-s. Në shkurt janë shënuar rreth 3500 humbje jete në totale, me rritje prej 79% në krahasim me shkurtin 2020, ose rreth 1500 persona më shumë. Mesatarisht në shkurt humbën jetën 125 persona në ditë nga rreth 68 persona një vit më parë.

Ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, që kanë arritur të frenojnë valën e pandemisë në shkurt, për shkak të karantinave të forta të zbatuara në dhjetor- janar, në Shqipëri, humbja e jetëve, edhe atyre të deklaruara zyrtarisht, vijon të jetë tepër e lartë. P.sh, në datën 1 mars, Shqipëria raportoi 20 vdekje nga pandemia, Gjermania 60 dhe Italia 246. Në raport me popullsinë përkatëse, Shqipëria kishte në 1 mars rreth 7 vdekje për 1 milionë banorë, ose 10 herë më të lartë sesa Gjermania (0.72) dhe 1.7 herë më shumë se Italia (1.72).

Vetëm në katër muajt e fundit, nëntor 2020-shkurt 2021, kur kulmuan dy valë pandemie (nëntor-dhjetor dhe pastaj në shkurt) janë shënuar rreth 6000 fatalitete shtesë, ose rreth 70% e totalit të humbjeve të jetëve shtesë në një vit pandemi.

Që nga fillimi i pandemisë, në periudhën mars 2020-shkurt 2021 kanë humbur jetën 83 persona në ditë, përkundrejt 60 persona në ditë të së njëjtës periudhë të një viti më parë./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Vranësira dhe reshje shiu lokale/ Ja si parashikohet të jetë dita e sotme

Kjo javë do të nisë me mot të qëndrueshëm, me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura.

Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe prite të jenë në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite , situata vjen në përmirësim.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie nurmi i rasteve të reja me Covid në Kosovë

LEXO EDHE:  Sa shtrenjtë kushton argëtimi në Shqipëri/ Qytetet më qejflinjë

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare dhe valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinimi masiv/ Manastirliu apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

Duke ju kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç,  të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Suprizat e motit/ Mos dilni sot pa çadër nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Moti merr kthesë/ Fundjava parashikohet me reshje shiu, shtrëngata dhe dëborë

Moti në vendin tonë sot do të jetë i paqëndrueshëm.

Sinoptikanët njoftojnë, se gjatë ditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.

LEXO EDHE:  “Forbes”: Shqipëria destinacioni turistik më i lirë i botës për 2017-tën

LEXO EDHE:  U nis drejt Tiranës/ Mjekët rikthejnë në spitalin e Durrësit të moshuarën me koronavirus

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra./CNA.al

LEXO TE PLOTE