LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i landfillit të Tiranës/ Kryemadhi “zbërthen” prapaskenat

3 Mars 2021, 12:58, Politikë CNA
Ndërtimi i landfillit të Tiranës/ Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në daljen e saj për mediat ësht ndalur gjatë tek aferra korruptive e inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi ka paraqitur fakte sesi ministrat kanë vjedhur qytetarët, duke e quajtur grabitjen më të madhe shtetërore të faktuar me letra. Ajo theksoi se këtë aferë do ta dërgoj në SPAK ndërsa thekson se shpreson që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim.

?Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar.
Do t?ju kërkoja pak durim, çdo dokument është i faktuar dhe këtu janë prezent të gjitha materialet, të cilat e kanë kapur ?shah mat? Edi Ramën me qeverisjen e tij dhe të gjithë piruetat që ai ka ndërtuar në qeverisje, nuk kanë më shans të rrotullohen, por vetëm të përballen përpara drejtësisë. Durim, çdo fakt që ju do të shihni në këtë material të përgatitur nga unë është i faktuar me dokumente zyrtare, me vulë, me firmë dhe numër protokolli?, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shpjegoi se kompania ?Integrated Energy? dërgoi letër interesi për ndërtimin e një landfilli dhe Ministria e Mjedisit i ktheu përgjigje për 4 ditë,

?Këtu kemi në datën 23 qershor një shprehje interesi nga firma ?Integrated Energy?, e cila paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli të tillë dhe brenda pesë ditësh kemi një kthim nga Ministria e Mjedisit, e cila e pranon letër ? ofertën dhe gjithashtu vendos në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shumë shpejt. Për 30 vjet bëhet një aplikim për 400 milion euro, të cilat do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.
Më datë 24 gusht të 2016-s, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.
Një angazhim shumë i shpejtë, i jashtëzakonshëm. Të mos harrojmë që ky angazhim i menjëhershëm nuk ka ndodhur asnjëherë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti apo për t?iu gjendur pranë të sëmurëve me COVID-19 në Shqipëri.
Në datën 1 shtator 2016 shoqëria në fjalë paraqet pranë Ministrisë së Mjedisit, me dijeni edhe Bashkinë e Tiranës, studimin e fizibilitetit. Dhe vetëm më 5 shtator Ministria e Mjedisit ngre Komisionin e dhënies me koncesion për projektin, ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit, ku në krye të komisionit vendoset zonja Valbona Ballgjini.
Më 9 shtator 2016 zhvillohet mbledhja e parë. Mos harroni që për situatën e tërmetit nuk kemi pasur asnjëherë asnjë mbledhje. Bëhet mbledhja e parë e komisionit. Ky është proces-verbali i parë ku janë pjesëtarë dy përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe ATRAKO?, shpjegon Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga