LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milan-Udinese, publikohen formacionet zyrtare

3 Mars 2021, 19:27, Sport CNA
Milan-Udinese, publikohen formacionet zyrtare

Në orën 20:45 do të startojë sfida Milan-Udineze, e vlefshme për javën e 25 të Serisë A italiane.

Në këtë sfidë skuadra e Stefano Piolit vjen pas fitores së rëndësishme ndaj Romës në transfertë, ku kuqezinjtë dëshirojnë një tjetër sukses për të vijuar me rezultatet pozitive dhe për të krijuar vazhdimësinë që kishte në javët e kaluara.

Milani vjen me mungesa të rëndësishme në këtë takim ku mungon Ibrahimoviç për arsye dëmtimi dhe për arsye të pjesëmarrjes së tij në Sanremo, Mario Manxukiç, Benaser dhe Çalhanollu të cilët janë të dëmtuar.

FORMACIONET ZYRTARE 

MILAN ? (4-2-3-1): Donaruma; Kalulu, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Tonali, Kesi; Kastijeho, Brahim Diaz, Rebiç; Leao. Trajner: Stefano Pioli.

UDINEZE ? (3-5-1-1): Muso; Bekao, Bonifazi, Nojtik; Molina, De Pol, Makengo, Arslan, Zigelar; Perejra; Nestorovski. Trajner: Luka Goti.

Lajmet e fundit nga