Connect with Us

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Politikë

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Publikuar

-

Kulluri ironizon Bashën/ Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka ironizuar takimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cili e kishte uruar edhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Statusin e Krujës e ka shpërndarë në rrjetet sociale Edvin Kulluri, një nga zërat më të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka ironizuar kreun e opozitës, teksa thotë se pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit.

Pas Halim Kosovës, Albin Kurti i dha sot një shtytje të fortë fitores së 25 prillit!

P.S. Shoku Keltis Kruja a t’ja vërë partia jonë Kuçovës emrin prapë Qyteti Stalin, apo lëre ç’e do?!”, shkruan Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pazaret me votat/ Kollozi, thirrje për të ndaluar shit-blerjen

Publikuar

-

Nga

Kollozi iu drejtohet të rinjve/ “Ka ardhur koha të vendosni”

“Bindja Demokratike në Vlorë, është e sigurtë që do të përfaqësohet në Parlament”.

Kështu është shprehur, kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi, gjatë një interviste për CNA.al, i pyetur se sa mandate synon Bindja Demokratike nga Vlora në këto zgjedhje

Natyrisht që ne nuk mund të themi numra, ajo që dimë të sigurtë është që ne, Qarku i Vlorës, do të përfaqësohet në Parlament. Kjo është bindja jonë, që nuk është vetëm dëshirë, është një informacion, një impresion, një feedback që marrim nga kontakti me qytetarët, është qëllimi ynë i mirë, si në funksion të komunitetit, si në funksion të ndryshimit”, është shprehur ai.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive- Fieri braktis Bashën/E vërteta e mitingut të PD

LEXO EDHE:  Basha: Ka parë njëri këtu kokërr leku këto tre vjet?!

Ndër të tjera Kollozi ka komentuar edhe fenomenin e pazareve parazgjedhore, apo siç njihet ndryshe, shit-blerja e votave.

Sipas tij është e rëndë dhe e pafalshme që edhe pas 30 vitesh ndodhin gjëra të tilla, edhe përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, kërkesës së shoqërisë, që zgjedhjet më në fund dhe një herë të vetme, të bëhen të lira dhe të ndershme.

Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet ky fenomen, pasi në vitin 2021, vlonjatët presin tjetër gjë.

Shpresoj që ky fenomen të ndërpritet. Përpjekjet nga aktorë dhe faktorë të ndërpriten, institucionet të funksionojnë, sepse shqiptarët dhe gjithë vlonjatët në 2021, presin tjetër gjë”, është shprehur Kollozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha voton pas 25 vitesh/ Bën “lëmsh patronazhistet” e partive

Publikuar

-

Nga

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar patronazhistët e të treja partive kryesore në vend.

Hoxha i kërkon ndjesë që u ka krijuar probleme me preferencën e tij politike, pasi secili prej tyre e poston me bindje të plote, si votues “të sigurtë” të partise kundershtare.

“Rendesi ka, qe te kjo lista e mazhorances, patronazhisti i PS-se, per te cilin mesova qe eshte nje djale i mire, nuk me ka cilesuar as si “te pasigurte” dhe as si “te lekundur”, por si “te vendosur” me PD-në.
Madje dhe tendencen në zgjedhjet e vitit 2013-të, kur Sali Berisha dora vete ishte kryeminister, si “te vendosur” me PD-në. Nderkohe, nuk kam pike dyshimi se “patronazhisti” i PD-se në lagje, me ka etiketuar te lista e votuesve, si “të sigurte” me PS-në.

Tani kurioz jam, vetem se si me ka etiketuar “patronazhisti” i LSI-se në lagje, qe ben vaki eshte nga Skrapari…. Gjithsesi, respekte për punen e palodhur dhe dhe të veshtire qe bejne “patronazhistet” e të treja partive kryesore. U kerkoj ndjese, qe u kam krijuar probleme me preferencen time politike, pasi secili prej tyre me poston me bindje të plote, si votues “të sigurte” të partise kundershtare”, shkruan Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se në këto zgjedhje do të votojë me patjetër.
Ai ka sqaruar faktin se përse nuk ka votuar që prej vitit 1996 teksa shpjegon se nuk ka dashur t’i rëndoje në ndergjegje, fakti qe vota e tij mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit.

LEXO EDHE:  Basha: Ka parë njëri këtu kokërr leku këto tre vjet?!

LEXO EDHE:  Dy ish-sigurimsat e Lulzim Bashës/Të kam dh... Republikën e re

“Në fakt “të sigurte” kam vetem dy gjera.
E para:
Kete radhe do të votoj me patjeter edhe pse kam 25 vite, qe nuk votoj, prej zgjedhjeve lokale te vitit 1996. Pra kam votuar qe shekullin e kaluar, sepse nuk kam patur besim dhe kam qene i zhgenjyer nga klasa politike(majtas dhe djathtas), qe ka drejtuar vendin në dy dekada e gjysem.
Koleget, me të cilet kam punuar, e dine se kam qene i abonuar nga ajo kohe, me mbulimin e proçesit elektoral në zonen e Himares. Ku kam denoncuar dhe demaskuar me ze dhe figure, te gjithe filogreket, mbeshtetesit e Agimit të Arte, dhe antishqiptaret e financuar nga Greqia, të cilet tentonin të krijonin trazira në kete treve patriotike, pjese e pandare e kombit shqiptar.

E dyta:
“E sigurte” eshte se nuk kam dashur të me rendoje në ndergjegje, fakti qe vota ime mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit tim dhe deme vendit tim.
Per fat te keq, shqiptareve u eshte dashur gjithmone në keto 30 vite, të zgjedhin të keqen me te vogel, mes alternativave te keqija qe kane patur perballe. Me 25 prill, shqiptaret, serish duhet të zgjedhin me vote, se kush eshte alternativa me pak e keqe, qe do t’i drejtoje në kater vitet e ardheshme.
Pavarsisht sfidave të veshtira, kombi shqiptar ka deshmuar gjithnje, se eshte i afte t’i mbijetoje se keqes..”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ishin nisur drejt Gjermanisë me test Covid-i të falsifikuar/ Procedohen penalisht 2 shtetas në Rinas

Publikuar

-

Nga

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë,  është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht:

Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive- Fieri braktis Bashën/E vërteta e mitingut të PD

LEXO EDHE:  Pas vizitës në Kavajë, Basha takim urgjent me Berishën

Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE