LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi kujtohet për koncesionet e inceneratorëve/ Është afera më e madhe korruptive

3 Mars 2021, 12:32, Politikë CNA
Kryemadhi kujtohet për koncesionet e inceneratorëve/ Është

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një deklaratë për media ka denoncuar landfillin e Tiranës, duke theksuar se është një nga aferat më të mëdha korruptive.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se do të paraqesë faktet sesi ministrat kanë vjedhur qytetarët, duke e quajtur grabitjen më të madhe shtetërore të faktuar me letra.

?Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet.

Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve.

Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t?i paguajnë çdo ditë?, tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga