LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi i kërkon llogari Veliajt/ Për interes të kujt punon ti Erion?

3 Mars 2021, 14:13, Politikë CNA
Këlliçi i kërkon llogari Veliajt/ Për interes të kujt

Belind Këlliçi kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj se ai punon për interest klienteliste.

Ai thotë se Veliaj po devijon lumin Lana për të ndërtuar kulla. Këlliçi i kërkon llogari Veliajt për 300 familje në Unazën e Re të cilat rrezikojnë të mbesin pa shtëpi.

?Për llogari të kujt punon ti Erion? Për interesin publik jo e jo. 300 familje në Unazën e Re rrezikojnë të mbesin pa shtëpi! Devijimin e lumit Lana për interesa klienteliste e quajnë “rehabilitim”. Rehabilitim të kujt? Për kë? Për të gllabëruar tokën që t’i bësh gropën e ta bësh kullë? Maskara!-shkruan Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga