Connect with Us

Kapen me kokainë në banesë/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

Kronika

Kapen me kokainë në banesë/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

Publikuar

-

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë të konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular.

•D. M., 26 vjeç dhe D. M., 18 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi D. M., 26 vjeç, ku ishte punonjës vëllai i tij, shtetasi D. M., 18 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.

LEXO EDHE:  Fshihte kokainën nën tokë/ Arrestohet shqiptari në Itali

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Protesta e banorëve në Mirditë/ Reagon policia

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Ditën e sotme banorët e dy fshatrave në Mirditë, kanë protuestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe ndërtimit të fabrikës së ujit në këtë zone.

Protesta u përshkallëzua deri në përplasje fizike me forcat e policisë.

Kjo e fundit, në një komunikatë për mediat ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona, për  grumbullim dhe manifestim të paligjshëm,  për pengim e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe për mosbindje ndaj urdhërave të punonjësve të Policisë.

LEXO EDHE:  13 fakte që nuk i dini për kokainën

LEXO EDHE:  Veliaj shembulli më i mirë?/ Kryebashkiaku tallet me të rinjtë e Tiranës

Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, ndërkohë për hetime të mëtejshme, çështja ka kaluar në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Publikuar

-

Nga

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas informacionit paraprak nga policia, shkak është bërë një defekt teknik.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht shoferi ka arritur të dale në kohë, pa pësuar lëndime./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Nusja vret vjehrrën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit ku nusja vrau vjehrrën me thikë.

Shtetësja me iniciale M.M ka qëlluar me thikë 74 vjeçaren e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobëta. 44 vjeçarja është arrestuar ditën e sotme nga policia. Nusja e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për 6 orë dhe ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka telefonuar policinë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE