Connect with Us

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

Bota

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

Publikuar

-

Me miliona doza të vaksinave AstraZeneca janë grumbulluar në frigoriferët e Gjermanisë dhe nuk përdoren. Shkaku është një përzierje mes mosbesimit ndaj vaksinës britaniko suedeze dhe politikës së ngurtë të vaksinimit.

Use it or lose it… kështu titullonte të hënën gazeta britanike “Metro” një artikull për politikën e vaksinimit në Gjermani. Shkak ishte lajmi që vinte nga Gjermania javën e kaluar se tashmë një milionë doza me AstraZeneca po rrinin të papërdorura në frigoriferët e Gjermanisë. Sipas ministrisë së shëndetësisë së Gjermanisë, prodhuesit kanë dërguar 1,7 milionë doza qysh javën e kaluar dhe po dërgojnë gjatë kësaj jave edhe 1,8 milionë të tjera. Deri tani nuk janë përdorur as 15 përqind të vaksinave AstraZeneca.

Problem imazhi

Një nga arsyet është mosbesimi ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila thuhet se nuk e ka efektin e duhur ndaj mutantit afrikanojugor, çfarë e ka detyruar qeverinë afrikanojugore që të mos e përdorte më vaksinën britaniko-suedeze. Por virologu i mirënjohur gjerman, Christian Drosten, tha të martën në një takim virtual ekspertësh se kjo nuk vlen për Gjermaninë. “Ne nuk mund të themi që tani se sa do të përhapet mutanti afrikanojugor në Gjermani”, tha Drosten. Leif Erik Sander, gjithashtu profesor në Klinikën Universitare Charite, tha se AstraZeneca, sikurse edhe dy vaksinat e tjera Biontech/Pfizer dhe Moderna është “në përgjithësi një vaksinë shumë e sigurtë”.
Por nuk është vetëm imazhi i cënuar i AstraZenecës, shkak për mospërdorimin e vaksinës. Është edhe rregullorja e vaksinimit në Gjermani, e cila është tepër strikte. Ajo u jep përparësi moshave të larta, ndërkohë që vaksina AstraZeneca është licencuar për grupmoshat nga 18 deri në 65 vjeçare. Edhe sistemi i vaksinimit është organizuar në mënyrë shumë burokratike dhe nuk lejon fleksibilitet, nëse për shembull dikush nuk paraqitet për të bërë vaksinën, kritikojnë ekspertët.

LEXO EDHE:  Vërshimet në Francë dhe Gjermani do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme

Niveli i vaksinimit ende i ulët

Aktualisht në Gjermani përdoren përafërsisht 180 000 doza vaksinash në ditë, pjssa më e madhe e të cilave janë nga Biontech dhe Moderna. Deri më 1 mars, janë vaksinuar plotësisht (edhe me dozën e dytë) 2.159.412 persona (pra 2,6 % për qind e gjithë popullsisë). Ndërsa gjithsej numri i personave që kanë marrë nga së paku një vaksinë ishte 4.234.952.

Ndërkohë, sipas burimeve të radiotelevizionit publik gjerman, NDR, ministria e shëndetësisë ka hartuar një draft për të ndryshuar renditjen e vaksinimit. Aty parashikohet që të fillohet vaksinimi edhe për moshën nën 65 vjeçare me AstraZenecan. Duke filluar nga prilli, do të vihen në përdorim edhe ekipe ambulante vaksinimi, dhe vaksinat do të bëhen edhe te mjeku i kompanisë ose mjeku familjar.

AstraZeneca më e mirë se të tjerat?
Studime të reja nga Skocia dhe Anglia kanë konfirmuar ndërkohë se AstraZeneca është madje më e efektshme në parandalimin e infektimit me Covid19. Ekzistencën e këtyre studimeve i konfirmoi në një intervistë për radiotelevizionin publik gjerman, SWR, Thomas Mertens, kryetari i komisionit të përhershëm të vaksinave.

Mertens tha gjithashtu se Komisioni po shqyrton mundësinë e licencimit të AstraZenecas edhe për grupmoshat më të larta. Për AstraZenecan ai tha se “Vaksina nuk e meriton këtë imazh kaq të keq”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Gjermania kufizon vaksinimin e të rinjve me AstraZeneca

LEXO EDHE:  Covid-19/ Manastirliu i përgjigjet kritikave të opozitës: U zgjuan papritur pas pushimeve verore

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e Covid-19. Fatmirësisht 646 persona kanë fituar betejën me virusin.

”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive./CNA.al

LEXO TE PLOTE