Connect with Us

“Edi Rama duhet të lidhet me zinxhir”/ Paralajmëron Mesila Doda: Do denoncojmë abuzimet e qeverisë me inceneratorët

Politikë

“Edi Rama duhet të lidhet me zinxhir”/ Paralajmëron Mesila Doda: Do denoncojmë abuzimet e qeverisë me inceneratorët

Publikuar

-

“Edi Rama duhet të lidhet me zinxhir”/ Paralajmëron Mesila Doda: Do denoncojmë abuzimet e qeverisë me inceneratorët

Anëtarja e PDIU Mesila Doda duke komentuar denoncimin e bërë ditën e sotme nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës u shpreh se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe do të vijojë të publikojë raste të abuzimeve dhe korrupsionit nga qeveria.

Sipas saj në ditët në vijim edhe PDIU do të bëjë denoncime të lloji të ngjashëm me këtë të kryetares së LSI-së.

“Drejtësia është e kapur për dorë, kjo punë duhet të ishte bërë nga SPAK pasi i ka pasur të gjithë provat e nevojshme.  Edhe PDIU do të bëjë denoncimet e kësaj natyre, kryemadhi ka pasur gjithë dokumentacionin e duhur, por duhet që të hetohen të gjithë rastet e abuzimeve dhe korrupsionit. Në momentin që drejtësia do të ndjehet e lirë nga politika do të kemi dhe një çlirim nga e gjithë kjo. Besoj se ka jo vetëm një akt politik të Bashës dhe aleatëve në lidhje me distancimin por shumë nga këto eksponentë janë komanduar nga Rama.

Unë nuk e di se si do të mund të dalim nga katastrofa ekonomike që ka përfshirë vendin, nuk duhet të harrojmë se kemi kaluar dy beteja të fuqishme si Covid dhe tërmeti.

Projekti i Kukësit dhe Vlorës prej 8 vitesh studiohen me 3D por deri më tani nuk ka asnjë vetë të përfunduar që të mundet që të sjellë dhe të mira ekonomike për zonën.

Me mënyrën se si vepron mazhoranca të fyen inteligjencën, pasi ne flasim për njerëz normal. Ka 5 herë inaugurim si aeroport dhe asnjëherë nuk është përfunduar. Historia trajtimit të pandemisë është një gabim menaxhimi për tu shënuar në histori. U mbyllëm kur ishim me 5 raste, dhe lamë hapur fasonerite dhe call centerat dhe sot që kemi një situatë shumë të vështirë sërish s’kemi masat e duhura të ndërmarra”, është shprehur ajo.

LEXO EDHE:  “100 dështimet e Ramës në 8 vite”/ Basha: Shqipëria shtet i kapur për shkak të korrupsionit

Ndër të tjera Doda ka bërë me dije se me 25 prill, sipas saj e vërteta e vetme është largimi dhe vënia pas hekura të Edi Ramës.

Ajo ka theksuar se reagimi i mazhorancës për daljen e opozitës në dy lista është një frikë e shtuar për humbjen e prillut.

“Për faktin se mazhoranca është mërzitur shumë që janë dy lista kjo është një akt shumë i mirë se këto janë llogari elektorale. Ku ka mundësi që të ketë më shumë kandidatë është një mundësi më e mirë për fitore. Historia se Luli nuk ka këllqe dhe nuk bën nuk është gjuhë politike aq më pak e një kryeministri. Ai ka nevojë që të kontrollojë psikën e vet se ka filluar të rrjedhë. Historia e lidhin apo jo me zinxhirë, historia do të mbyllet vetëm kur ai të shkojë në burg, dhe kjo do të ndodhë pas 25 prillit”, ka thënë ndër të tjera Doda./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Hajdarmataj/ Kryemadhi zbulon arsyen

LEXO EDHE:  TAP do punësojë 4 mijë shqiptarë

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Vendimi i ministrave të Jashtëm të BE/ Vasili: Rama të largohet sa më parë

LEXO EDHE:  TAP do punësojë 4 mijë shqiptarë

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE